Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, e cila ditëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes pasi ishte shprehur se do të linte mandatin për të mbështetur protestën studentore, por me deklaratat e saj kishte goditur edhe majtas dhe djathtas ishte e pranishme sot në Kuvend.
Hajdari ka mbajtur një fjalë të shkurtër ku është shprehur se mbështet studentët duke hedhur akuza ndaj qeverisë. “Ju që folët këtu jeni kryehajdutë”, ka thënë ajo. Pa thënë asgjë për mandatin.
Duhet thënë se prezenca e saj në Kuvendin e Shqipërisë e shpëton nga djegia e mandatit, pas bojkotit parlamentar prej thuajse 6 muajsh.
NË seancën e sotme u diskutua për protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre, pas depozitimit të dy amendamenteve të paraqitur nga LSI, që sipas saj do u jepnin zgjidhje problemeve të studentëve.
Por Rama i ka hedhur poshtë dhe u ka bërë sërish thirrje për dialog studentëve të cilët e kanë refuzuar sërish.(B.H/Faxweb)