03:18 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e studentëve, Prifti: Pedagogët t’ju vënë drynin zyrave dhe t’i dalin për zot edhe vetes

15:10 | 13/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e studentëve, Prifti: Pedagogët t’ju vënë drynin zyrave dhe t’i dalin për zot edhe vetes

I  ftuar në studion e Fax News, pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Tiranë, Rezart Prifti u shpreh se me iniciativën e tij është diskutuar me rreth 500 studentë që të zgjidhen 10 përfaqësues për të realizuar një takim me Kryeministrin për të diskutuar rreth 8 pikave që përmban kërkesa e studentëve.

Ai tha se me mënyrën se si po zhvillohet protesta, ku dikush kërkon supë, dikush fasule, dikush tarifën dhe askush se merr vesh se çfarë flitet në shesh, studentët nuk do të fitojnë asgjë.

“Kemi vendosur të zgjedhim 10 përfaqësues që të dialogojnë me Ramën. Kjo nuk është negociatë, askush nuk ka kërkuar negociata, madje as kryemnistri. Problemi është se nuk mund të thuash se nuk dua dialog kur vetëm dialogu dhe komunikimi mund t’i japin zgjidhje kësaj situate. Mohimi i komunikimit dhe dialogut dhe thirrja kundër tyre është e pakonceptueshme dhe butaforike,” – Tha Prifti.

Ai u shpreh se është plotësisht në mbështetje të protestës dhe kërkesave, por nuk mund të thuash, – tha ai – se unë dua këtë gjë dhe nga ana tjetër të mos hapësh gojë.

“Hajde ikim si nomadët, të dalim të gjithë në rrugë dhe themi se nuk duam dialog. Pse 8 kërkesat e studentëve nuk u shpjegohen njerëzve por dalin disa të gjithëditur nëpër studiot televizive duke bërë si ekspertë të pavarur. Studentët nuk duhet të bëhen mish për top,” – tha Prifti.

Prifti është akuzuar nga disa segmente të protestës se është njeri i Monika Kryemadhit dhe mbështetës i saj. I pyetur për këtë ai tha se, – “unë me Monika Kryemadhin kam aq lidhje sa ç’kam me Kim Kardashian”.

Ne kemi kërkesë nga studentët për t’i ndihmuar në organizim, për të artikuluar pikat e kërkesave, dhe i kemi ndihmuar.

Pedagogu e mbylli intervistën duke thënë se nuk duhet t’jua varim këto topa në qafë studentëve. Sipas tij, kjo është detyrë e pedagogëve që t’iu vënë drynin dyerve të zyrave dhe t’i dalin edhe vetes për zot.

“Reformën nuk e bëjnë studentët, më thoni një pikë të reformës së arsimit të lartë që e njohin studentët”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

FOTOGALERI/ ”O Linda, o Linda! Mbushja pak mendjen!”

Para

Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Para
Nisin reshjet e shiut, si paraqitet moti sot në të gjithë vendin

Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.