Në një kohë që studentët dalin sot në ditën e 10-të të protestës së tyre, dhe pa marrë ende asnjë zgjidhje nga qeveria, profesori dhe akademiku Artan Fuga thotë se nevojiten që të merren masa të urta.
Sipas tij është me vlerë krijimi i një Këshilli Emergjece pranë ministrisë së Arsimit, për rteformimin e mëtejshëm të Arsimit të Lartë.
Po ashtu Fuga propozon që të pezullohen të gjitha bordet universitare dhe planifikimin e një studimi real mbi gjendjen se ku ndodhet arsimi dhe masat që duhet të ndërmerren.
Reagimi i Fugës:
C’të bejmë ?
Per mua tani ka nevoje per masa të urta.
Logjika politike nuk i zgjidh dot problemet e arsimit sepse politika dhe arsimi ndjekin dy metoda krejt të kundërta.
Prandaj nëse nuk duam që protestat të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :
- Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte.
- Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.
- Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.
- Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare
- Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre.
- Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.
- Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.
- Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.
- Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.
(E.K/FAXWEB.AL)