08:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e studentëve mbështetet nga senati akademik i UPT: Propozojmë axhendën me 5 pika!

16:16 | 14/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk ka më grupe të ndara, ja ku protestojnë sot studentët: Nuk i ndal as shiu (Foto)

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës me anë të një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e studentëve.

Pas mbledhjes që është zhvilluar sot, Senati Akademik ka dalë me një deklaratë, ku thuhet se mbështet kërkesat e protestës së studentëve.

Gjithashtu Universiteti Politeknik i Tiranës propozon krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë.

“Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.”- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:
1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

  1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.
    3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.
    4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
    5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.
    6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.
    Universiteti Politeknik i Tiranës propozon: 1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku: – Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja; – Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme; – Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës; – Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Bllokohet aksi Korçë-Kapshticë: Qeveria Rama na la pa martuar (VIDEO)

Para

Video/ Banorët e Shkodrës në protestë, bllokohet rruga hyrëse e qytetit

Para
Video/ Banorët e Shkodrës në protestë, bllokohet rruga hyrëse e qytetit

Video/ Banorët e Shkodrës në protestë, bllokohet rruga hyrëse e qytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.