Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 10, ndërsa kërkojnë nga qeveria uljen e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve, etj.
Të ftuar në Fax News dy studentë të cilët prej ditësh po protestojnë, u shprehen se nëse nuk rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë, dhe 8 kërkesat është e pamundur të realizohen.
Për organizimin e protestës ato u shprehën se gjithshka ka nisur spontanisht, ndërkohë që ftojnë çdo qyetar që të bashkohet me to në protestë si individ.
“Nëse ligji i Arsimit të lartë nuk bie dhe 8 kërkesat nuk realizohen! Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë nesër me protestën, por çdo gjë pritet që të ndodhë spontanisht.”- u shpreh studentja.
“Protesta e studentëve nxorri në pah dhe probleme të tjera në shoqëri, siç janë problemet në shëndetësi, në infrastrukturë etj. Studentët kanë ardhur si individë në protestë, jo si grupime, por si individ mund të vijë kushdo dhe të na bashkohet. Unë nuk e di se çfarë do Rama të dialogojë me ne. Nuk e di, nëse ai do të negociojë për banjon dhe të na japë një gjysëm banjo. Unë mendoj se Edi Rama ka frikë! Si me Ramën si pa Ramën ne na interson plotësimi i kërkesave. Nëse këto kërkesa realizohen automatikisht ligji bie. Nuk mundet që brenda ligjit të rregullohem kërkesat që ne kemi shtruar.”- u shpreh studenti.
(M.Q/Faxweb.al)