Mësuesja shqiptare Liljana Luani e cila që nga 2005 jep mësim vullnetarisht në fëmijët të cilët janë të ngujuar nga plaga e gjakmarrjes është kualifikuar në 50 mësueset me misione në botë “Global Teacher Prize”.
Është hera e parë që një shqiptare përfshihet në këto nivele garimi, ndërsa mundesite për të shkuar në këtë garë më tutje janë të mëdha. Kjo pasi juria ka vlerësuar sakrificën e saj për të luftuar analfbetizmin duke rrezikuar jetën per ti nxjerrë këto fëmijë nga analfabetizmi.
Liljana ka punuar si mësuese për 37 vjet dhe që nga viti 2005 ka qenë një forcë e madhe në edukimin e fëmijëve të ngujuar.
Liljana filloi të grumbullonte informacione për fëmijët e ngujuar të cilët nuk shkonin në shkollë dhe pas punës shkoi derë më derë duke i mësuar ata vullnetarisht. Nuk ishte e lehtë, pasi Liljana gjithashtu kishte detyrime ndaj familjes së saj dhe puna kërkonte angazhim. Përkundër këtyre rrethanave ajo është përpjekur të krijojë kushte të ngrohta dhe mikpritëse për nxënësit që të zhvillohen dhe të mësojnë në mënyrë aktive.
Liljana gjithashtu ka bashkëpunuar me policinë dhe qeverinë në një përpjekje për t’i dhënë fëmijëve të kufizuar pothuajse të njëjtat privilegje si të tjerët.