12:05 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kuvendi Kombëtar, Lulzim Basha: Duhet brez i ri politikanësh, ja kush është sfida e PD-së

11:45 | 15/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi Kombëtar, Lulzim Basha: Duhet brez i ri politikanësh, ja kush është sfida e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka deklaruar se duhet një brez i ri politikanësh për Shqipërinë.

Ai tha se ky grup duhet të jetë i ri dhe i aftë që të rikthejë shpresën në Shqipëri ndaj dhe PD duhet të jetë e përgatitur për këtë sfidë.

Kreu i PD-së në hyrje të fjalës së tij përshëndeti protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, protestën e banorëve të Astirit, por edhe atë të studentëve.

Basha akuzoi fortë qeverinë se ka thyer besimin e shqiptarëve dhe po përpiqet t’i bëjë të besojnë se ata nuk mund të ndryshojnë gjendjen ekzistuese. Basha tha se sfida e PD-së është rikthimi i besimit tek qytetarët.

“Ju të rinj nga  mosha por edhe nga angazhimi politik që na jeni bashkuar në këto ditë të vështira, ku qeverisjen e dikton krimi, arroganca e jo vullneti për hallet dhe shqetësimet, antivlerat drejtojnë. Dua të ndaj respektin dhe mirënjohjen time, për gjithë betejat e muajt e fundit në mbrojtje të lirisë, pronës, jetës, demokracisë, që janë testamenti politik i PD.

Respekt për protestuesit, e Teatrit, Astirit, studentët. Rinia studentore ka flakur plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë. Koha ka filluar të thërrasë në drejtimin e vendit rinisë dhe duket se ajo do të jetë në lartësinë e kohës. Vendi ka nevojë për një mentalitet të ri politik qasje të re, politikë ndryshe. Politika ka qenë shpesh e keqja, pengesë , ndarje sesa bashkim, mjet në duart e disave për të grabitur e sunduar të tjerët. Sot kemi nevojë për një politikë perëndimore, për veprime të vërteta jo parulla e predikime e fjalë në erë, kjo nuk është e lehtë por as e pamundur.

Duhet një brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë të re të ndryshimit. Fitorja më e madhe është përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re, duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e madh drejt brezit të ri. Hapja e rrugës për këtë ndryshim të madh arrihet përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik e shoqëror të hapur të lirë e demokratik.

Nga kjo tribunë, ju ftoj në këtë mision të madh për të shpëtuar vendin me të vetmen kurë që ka shpëtuar kombet e përparuara, liri, demokraci dhe europianizëm”, tha Basha ndër të tjera. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Kuvendi Kombetar i PD-selulzim basha
Pas

Nis mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Para

Protesta e studentëve, reagon sërish Rama: S’mund të vazhdojë gjatë…

Para
”Pse Zoti jam unë?!”, Rama gjysmë premtimi për tarifat: Nuk jam më i zgjuari, por…

Protesta e studentëve, reagon sërish Rama: S’mund të vazhdojë gjatë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Taksia përplasi 3 të mitur, detaje nga aksidenti në Tiranë

Trump dhe Erdogan zhvillojnë takim të mbyllur në Hagë

Dështon për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit

Shuhen flakët në Pilur dhe Kukës, Emergjencat Civile njoftojnë gjendjen e zjarreve në vend

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Murtaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi pati sukses sepse ishte i ndaluar

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.