Konviktet e universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër janë në kushte skandaloze, ndaj edhe shumë studente marrin shtëpi me qera. Rregullimi i kushteve në konvikte është edhe një nga kërkesat që studentët protestues i bënë rektorit të këtij universiteti. Nga ana tjetër drejtoresha e konvikteve Dorjana Demo ka ngritur akuza per shpifje ndaj gazetares se Fax News në Gjirokastër Ervina Shehaj për kushtet e konvikteve, por pamjet flasin vetë.
Ndërkohë në rrjetin e saj Facebook ajo ka publikuar edhe pamjet filmike të sigurisë çka shkel edhe ligjin pasi ato pamje mund të terhiqen vetëm nga prokuroria kur gazetarja po hyn në ambientet e konvikteve dhe ka filmuar me leje si dhe e shoqeruar nga nje punonjëse e konviktit.
Fax News ka trajtuar edhe kronika më parë ku pjesa më e madhe e studenteve të ardhur nga rrethet zgjedhin të banojnë në shtëpi me qera sepse kushtet me konvikte lënë për të dëshiruar.
(M.Q/Faxweb.al)