07:49 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Thellohet skandali i kompanisë “DH Albania”, zbulohen detaje të reja

15:28 | 16/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Thellohet skandali i kompanisë “DH Albania”, zbulohen detaje të reja

Skema e mashtrimit që ka përdorur kompania “DH Albania”, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro me dokumente të falsifikuara arrin në përmasa shqetësuese.

Mashtrimi duket se ka nisur me manipulimin e dokumentacionit në shtetin Delawer në SHBA. Vizion Plus ka siguruar një letërkëmbim me e-mail mes Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej autoriteteve amerikane në Delawer.

Në këtë korrespondencë, rezulton se noteri qe ka legalizuar dokumentacionin e firmës ne Delawer, Clay Robertson nuk rezulton të jetë pjesë e dhomës së noterisë në shtetin amerikan.

OST: “OST ka hapur një tender ku ka marrë pjesë një kompani e regjistruar në Delawer me emrin Dunwell Haberman. Kjo kompani ka dorëzuar dokumentacionin, të cilin e keni të bashkangjitur dhe rezulton se ato janë noterizuar nga noteri z. Clay Roberson, i akredituar ne zyrën publike të noterëve në shtetin Delawer. Ju lutem në duam të verifikojmë nëse këto dokumente janë vërtet të noterizuar prej tij?”

Por përfaqësuesja e dhomës së noterëve në shtetin Delawer, Jamie VAnHorn ka kthyer këtë përgjigje;

Pas një kërkimi në regjistrat e dhomës publikë të noterisë në shtetin Delawer, rezulton se nuk ka një zyrë në emrin e Clay Robertson.

Mashtrimi vijon më tej edhe me certifikatën ISO, që kompania ka marrë nga shteti amerikan. Edhe ajo rezulton të jetë e falsifikuar. Në kërkesën për informacion drejtuar zyrës përkatëse që lëshon këtë dokument në Delawer, zv. Presidentja e këtij institucioni Lori Gillespie konfirmon se certifikata është lëshuar pa autorizimin e tyre.

Kemi parë certifikatat dhe mund t’ju konfirmojmë që ato nuk janë të vërteta dhe se simbolet tona të vendosura në dokumente janë bërë pa autorizimin tonë.

Dy dosjet e dy tenderave për këtë skemë mashtrimi janë në prokurori e cila ka nisur hetimet, por paralelisht mësohet se edhe autoritetet në Delawer po hetojnë për këtë skandal. Kompania “DH Albania” fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, një muaj pas krijimi të saj me dokumente të falsifikuar. Një tender u fitua në OST për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel Peshkopi, ndërsa tenderi tjetër ishte ai i për ndërtimin e lotit të parë të unazës së Tiranës. Një sërë personash që janë marrë me përgatitjen e dokumentacionit të dy tenderave janë punonjës të kompanisë Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, ç’ka ngre dyshimet të forta se pas këtij mashtrimi qëndron vetë zoti Ulaj.

Pas

Rritja e taksës për mallrat serbe jep efektin e parë, BE i bën ofertë Kosovës për zgjidhjen e problemit

Para

Publikohet “lista e zezë” e 33 të shumëkërkuarve Policisë Lezhë, të dënuar me nga 15 vite në burgim të përjetshëm (Foto+Emrat)

Para
Publikohet “lista e zezë” e 33 të shumëkërkuarve Policisë Lezhë, të dënuar me nga 15 vite në burgim të përjetshëm (Foto+Emrat)

Publikohet "lista e zezë" e 33 të shumëkërkuarve Policisë Lezhë, të dënuar me nga 15 vite në burgim të përjetshëm (Foto+Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.