04:54 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

200 studentë nisen nga qyteti i Korçës, si do të vijojë protesta sot para kryeministrisë

08:22 | 17/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk ka më grupe të ndara, ja ku protestojnë sot studentët: Nuk i ndal as shiu (Foto)

Studentët të cilët për 13 ditë rresht kanë bojkotuar mësimin në universitet, do të protestojnë sërish sot para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkaq dhe studentët nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, kanë mbështetur protestën e studentëve në Tiranë duke protestuar në qytetet e tyre, por edhe duke u bashkuar me bashkëmoshtarët e tyre në kryeqytet.

Për protestën e ditës së sotme, nga qyteti i Korçës janë nisur drejt Tiranës rreth 200 studentë. Që prej orëve të para të mëngjesit drejt Tiranës janë nisur 4 autobuzë të cilët do ti bashkohen studentëve në Tiranë.

Grumbullimi i të rinjve do të fillojë në orën 8:30 në fakultete prej nga do të nisë marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Qeveria nuk ka reaguar deri tani për të plotësuar kërkesat e studentëve, por ka vazhduar të kërkojë dialog për plotësimin e tyre.

Kërkesat e studentëve:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: protestastudentet
Pas

U ndalua në Kakavijë, reagon Panajot Barka: Ngjarje e tmerrshme, ja çfarë fshihet pas saj!

Para

‘’Magjia e Lalit në larjen e kakës”, gazetari reagon pas intervistës së Veliajt: Zhllap, zhllap, sanitarët duhet të ndihen të kërcënuar!

Para
‘’Magjia e Lalit në larjen e kakës”, gazetari reagon pas intervistës së Veliajt: Zhllap, zhllap, sanitarët duhet të ndihen të kërcënuar!

‘’Magjia e Lalit në larjen e kakës”, gazetari reagon pas intervistës së Veliajt: Zhllap, zhllap, sanitarët duhet të ndihen të kërcënuar!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.