Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në PD, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që demokratët të djegin mandatet e tyre si një akt politik dhe jo sepse po përfundojne afatet, por të vihen në udheheqje të protestave kombëtare.
“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet ti japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjert mandati apo për një rrogë.Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, ti bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta” – ka thene Salianji brenda grupit.
Salianji shtoi se “nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani”.
“E përsëris armiku i dytë i madh joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë” -ka thene deputeti Salianji.
(M.Q/Faxweb.al)