Pas intervistës në ‘Fax News’ për gazetaren Mirilda Tili, ku u shpreh se ata që nuk e lanë të fliste në protestën studentore ditën e sotme ishin të shtyrë nga politika për t’i dhënë një imazh tjetër protestës, Taulant Muka ka reaguar sërish.
Në një reagim në rrjetet sociale, Muka i cili ka publikuar dhe një foto, thotë se një nga personat që morën mikrofonin dhe iu drejtuan atim me fjalët “ik, ik, ik” është pjesëtar i FRPD-së nga Sanxhaku i Laçit.
Madje, ai shprehet se ai i ka prindërit invalid dhe në kushte jo të mira ekonomike.
“Politika i keqtrajton njerëzit në nevojë dhe i përdor si zhurmuesa. Kështu e shikon politika rininë dhe njeriun në nevojë, jo si potencial dhe përgjegjësi, por si militantë!”, shkruan Muka në rrjetet sociale.
REAGIMI:
Djali në foto, një nga ata që më mori mikrofonin dhe brohoriste “Ik Ik Ik”, është pjesëtar i FRPD nga Sanxhaku i Laçit. Djali i ka prindërit invalid, dhe jo në kushte të mira ekonomike.
Politika i keqtrajton njerëzit në nevojë dhe i përdor si zhurmuesa. Kështu e shikon politika rininë dhe njeriun në nevojë, jo si potencial dhe përgjegjësi, por si militantë!
Pse z. Basha, pse keni frikë nga fjala ime? A keni diplomë z. Basha? Pse nuk më hidhni në gjyq për shpifje?
Forca rini! Kemi një piramidë arsimore përmbys: intelektuali sot qëndron në fund të piramidës sepse militanti ka më shumë zë, para dhe pushtet! Rini, ju jeni e ardhmja, ju jeni shpresa, ju jeni sovrani!
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post