Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me disa studentë në Universitetin Bujqësor për rreth 3 orë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam?Askush nuk tradhëtoi askënd,e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve?”
Kujtojmë se një prej studenteve ia tha ‘troç’ kryeministrit Edi Rama nga salla, se Rektori i kishte mashtruar dhe nuk e dinin se takimi do të ishte me të, pasi nuk do të pranonin, kjo për shkak se studentët i kanë thënë jo dialogut pa plotësuar kërkesat.
Ndërkohë në adresë të Faxweb.al, kanë mbërritur disa denoncime, ku studentët shprehen se nuk lejohen të dalin nga salla ku po zhvillohej takimi.
(B.B/ Faxweb.al)