Është zbardhur drafti i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, sipas të cili PS kërkon identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.
Po sipas këtij drafti parashikohet që votat e diasporës i bashkohen qarkut të Tiranës, ndërsa aartive iu ndalohet reklamimi në media 3 muaj para zgjedhjeve. Po ashtu ndalohen reklamat e institucioneve 3 muaj para zgjedhjeve.
Në vijim të këtij drafti parashikohet që NJAZ do të ngrihen 90 ditë para ditës së votimit, ndërkohë zgjedhësit mund të votojnë nga jashtë vendit para datës.
Drafti më tej parashikon që nuk do të lejohet transmetimi nga RTSH i aktiviteteve për qëllime zgjedhore, ndërsa financuesit e partive do të qëndrojnë jashtë tenderave publikë për 3 vite.
Drafti i plotë:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
Nr. ____/_________
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10019, DATË 29.12.2008 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e ________________,
KUVENDI I
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni —
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
– Pika 21 riformulohet si vijon:
“Votim për të tretët” është votimi kur zgjedhësi voton në emër dhe për llogari të personave të tjerë, të pranishëm ose jo në qendrën e votimit.Me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 108 të këtij Kodi, votimi për të tretët është i kundërligjshëm dhe dënohet sipas Kodit Penal.
– Shtohet pika 21/1 me përmbajtjen si vijon
“Votim familjar” është formë e votimit për të tretët dhe ndodh kur një pjestar i familjes, si rregull kryefamiljari, voton në emër dhe për llogari të pjestarëve të tjerë.
Neni —
Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 3/1
Kodi Zgjedhor dhe barazia gjinore
- Ky Kod garanton parimin e barazisë gjinore, sipas përcaktimeve që i jep këtij parimi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë dhe aktive në jetën politike dhe pubike e gjinisë më pak të përfaqësuar përbën instrument themelor në konsolidimin e sistemit demokratik.Asnjë dispozitë e këtij Kodi nuk mund të zbatohet ose interpretohet në kundërshtim ose në shkelje të këtij parimi.
- Detyrimi sipas pikës së parë të këtij neni i përket subjekteve zgjedhore, administratës zgjedhore dhe gjykatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtë të ndërhyjë në çdo kohë mbi tagrat që subjektet zgjedhore kanë sipas këtij Kodi, të kërkojë nga subjektet zgjedhore pushimin e cënimit të këtij parimi dhe, në rast mosveprimi, të ndërhyjë kryesisht për rivendosjen e tij.
- Kodi Zgjedhor nxit barazinë gjinore për organet e zgjedhura dhe administratën zgjedhore përmes:
- a) vendosjes së kuotave gjinore në jo më pak se 30 përqind të përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë dhe organeve të njësive bazë të qeverisjes vendore,
- b) vendosjes së kuotave gjinore në jo më pak se 30 përqind të përbërjes së të gjithë niveleve të administratës zgjedhore,
- c) marrjes së masave në reduktimin dhe eleminimin e votimit për të tretët, votimit familjar, ruajtjen dhe garantimin e fshehtësisë së votimit.
ç) hartimit dhe publikimit të statistikave operative për pjesëmarrjen e gjinisë më pak të përfaqësuar në ditën e zgjedhjeve, si dhe të statistikave të sakta për pjesëmarrjen e saj në votime dhe rezultatin e zgjedhjeve, me qëllim sensibilizimin dhe marrjen e masave të duhura për të nxitur më tej këtë pjesëmarrje.”
Neni —
Në nenin 19, pika 2 në fund shtohet kjo fjali: “Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të KQZ-së të gjinisë më pak të përfaqësuar zëvendësimi me anëtarin e ri bëhet kurdoherë nga gjinia më pak e përfaqësuar.”
Neni —
Në nenin 21 bëhen këto ndryshime:
-Pas pikës 5 shtohet pika 5/a me këtë përmbajtje:
“5/a. Vendos për përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të vecanta të procesit zgjedhor, si dhe miraton rregullat e domosdoshme proceduriale të procesit që sigurojnë përdorimin e ligjshëm, të rregullt, transparent, efikas dhe të qendrueshëm të tyre. Në këtë rast KQZ-ja merr masa dhe organizon njëkohësisht edhe programe për shpjegimin e thjeshtuar për shtetasit në lidhje me aspektet e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.”
– Në fund të pikës 12 shtohet kjo fjali: “Në buletinin e zgjedhjeve publikohen edhe të dhënat statistikore për pjesëmarrjen në zgjedhje të gjinisë më pak të përfaqësuar dhe rezultatet zgjedhore për kandidatët nga kjo gjini.”
– Pas pikës 12 shtohet pika 12/a me këtë përmbajtje:
“12/a. KQZ-ja publikon të dhënat statistikore për çështjet gjinore për përbërjen e organeve të zgjedhura ose të emëruara nga Kuvendi, duke përditësuar këto të dhëna ndër vite.”
– Pika 15ndryshohet si vijon: “15. Ushtron mbikëqyrjen e financimit të fushatave zgjedhore në përputhje me parashikimet e Pjesës VII të këtij Kodi. Për qëllime raportimi sipas këtij Kodi konsiderohet koha 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve.”
– Pika 17 ndryshohet si vijon: “17. Shqyrton dhe zgjidh ankesat e subjekteve zgjedhore dhe individëve në lidhje me shkeljet e mundshme të ligjit gjatë fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor në përputhje me rregullat e këtij Kodi.”
Pas pikës 18 shtohen pika 18/a dhe 18/b me këtë përmbajtje:
“18/a. Miraton rregullat dhe formularët për raportimin mbi financimin e fushatave zgjedhore, monitoruesit e financimit të fushatave dhe për raportimin financiar të audituesve të pavarur të fushatave.
18/b. Krijon, si dhe miraton rregullat e organizimit dhe funksionimit te Qendrës së Trainimeve të Administratës Zgjedhore, përcakton procedurat e aplikimit dhe të përzgjedhjes, si dhe realizon trainimin fillestar dhe vazhdues të administratorëve zgjedhorë.”
Neni —
Neni 21/1 dhe neni 21/2 ndryshohen si vijon:
“Neni 21/1
Kompetencat e KQZ-së lidhur me teknologjinë në zgjedhje
- KQZ-ja ka të drejtë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të vecanta të procesit zgjedhor, si dhe ka të drejtë të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe shërbimin e operimit të tyre.
- Përdorimi i sistemeve ose pajisjeve të teknologjisë së informaconit bëhet në përputhje me rregullat e posaçme lidhur me procedurat për aspektet e veçanta të procesit që mbulohen nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit. Rregullat proceduriale për këtë qëllim miratohen me akt normativ të KQZ-së.
- Sistemet ose pajisjet e teknologjisë së informacionit që KQZ-ja vendos të përdoren në zgjedhje duhet të synojnë, në radhë të parë, identifikimin biometrik të votuesve, votimin me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike, si dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura.Identifikimi, përzgjedhja dhe përdorimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit i nënshtrohen parimeve të ligjshmërisë, transparencës, gjithëpërfshrijes, sigurisë, efikasitetit dhe qendrueshmërisë.
- Përpara çdo procesi zgjedhor, sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit duhet t’i nënshtrohen testimit operacional nga KQZ-ja, në seanca publike dhe me procedurë të saktë dhe të detajuar, duke përzgjedhur, me kriter rastësor për secilën zonë zgjedhore, jo më pak se tri për qind të pajisjeve që do përdoren dhe duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore, për një numër jo më të vogël se 50 votues.
- Pas çdo procesi zgjedhor, pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe konstituimit të organeve të zgjedhura, KQZ-ja kryen, në seanca publike dhe me procedurë të detajuar verifikimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë informatike që janë përdorur për votimin dhe numërimin e votive në zgjedhje, nëpërmjet numërimit manual të jo më pak se 10 për qind të qendrave të votimit. Qendrat e votimit përzgjedhen nga KQZ-ja me kriter rastësor për secilën zonë zgjedhore, dhe krahasimit të rezultatit me rezultatin e nxjerrë nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit.
- Rezultatet e testimit parazgjedhor dhe të verifikimit paszgjedhor të sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit kushtëzojnë vendimmarrjen e KQZ-së për përdorimin në vijim të teknologjisë. Ato nuk mund të jenë bazë në vetvete, dhe as nuk mund të shërbejnë qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, për ankimimin, kundërshtimin, mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, apo për anullimin, heqjen, shfuqizimin apo ndërprerjen e mandatit tëfituar nga zgjedhjet, për cilindo subjekt, person të interesuar apo institucion që kërkon të ndërmarrë hapa ligjore në këtë drejtim. Rezultatet e testimit parazgjedhor dhe të verifikimit paszgjedhor mund të bëhen objekt i hetimit për kryerje të veprës penale nëse nxjerrin të dhëna dhe krijojnë dyshime për kryerjen e veprave penale, nëpërmjet keqpërdorimit të sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit në zgjedhje.
Neni 21/2
Procedura për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe vendimmarrja
- Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit në zgjedhje vihen në përdorim nga personel i kualifikuar i KQZ-së, i punësuar për këtë qëllim, përveçse kur KQZ-ja vendos që përdorimi i tyre të bëhet nga operatorë privatë të kontraktuar sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin e shërbimeve. Prokurimi i shërbimit mund të jetë pjesë e kontratës për prokurimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe mund të kryhet edhe nga furnizuesi i këtyre të fundit.
- Përdorimi i sistemeve ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit kryhet në përputhje me rregulloren teknike të përdorimit, e cila, përveç rregullave që burojnë nga manuali i përdorimit, duhet të përfshijë rregullat për testimin parazgjedhor, për dokumentimin e procedurave operacionale, për konstatimin dhe raportimin e defekteve, shkeljeve apo dhunimeve gjatë operimit, për pezullimin e operacioneve me dhe nëpërmjet sistemeve apo pajisjeve dhe kryerjen e procedurave manualisht, si dhe për përmbylljen e veprimeve operacionale me dhe nëpërmjet sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe raportimin e rezultateve. Rregullorja teknike e përdorimit të sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë informatike miratohet me akt normativ të KQZ-së.
- Në rastet kur nga testimi parazgjedhor rezulton se sistemet apo pajisjet shfaqin defekte apo pasaktësi operacionale, të cilat mund të cenojnë integritetin e tyre apo të procedurave, atëherë KQZ-ja mund të vendosë zbatimin e procedurave manualisht dhe të heqë sistemet apo pajisjet nga përdorimi në zgjedhjet e radhës. Vendimi miratohet me votën “pro” të jo më pak se 4 anëtarëve të KQZ-së.”
Neni —
Në pikën 1 të nenit 24, pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g” me këtë përmbajtje:
“g) miratimin e llojit dhe karakteristikave teknike që duhet të plotësojnë sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë.”
Neni —
Pas nenit 26 shtohet KREU II me këtë përmbajtje:
“KREU II
TRAINIMI I ZYRTARËVE ZGJEDHORË
Neni
Programi i trajnimit
- KQZ-ja zhvillon në mënyrë të rregullt programe trainimi për shtetasit me të drejtë vote, për kualifikimin e tyre në ushtrimin e detyrës së anëtarit të NJAZ-it, zyrtarit të votimit dhe zyrtarit të numërimit.
- Shtetasit me të drejtë vote pranohen në programet e trainimit kur gëzojnë statusin nëpunësit civil ose plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën;
- tëmos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
ç) ndaj tyre të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit për nëpunësin civil;
- d) të kenë mbaruar arsimin e lartë, ose të jenë duke e kryer atë.
- Programet e trainimit si zyrtarë zgjedhorë për nëpunësit civilë janë pjesë e kurrikulës së Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), janë të detyrueshme për të gjitha nivelet e nëpunësve, organizohen në bashkëpunim me KQZ-në dhe drejtohen nga struktura e KQZ-së e ngarkuar me trainimin e zyrtarëve zgjedhorë. Për gjithë shtetasit me të drejtë vote që nuk janë pjesë e shërbimit civil, pranimi në programet e trainimit bëhet pas aplikimit individual nga shtetasit që plotësojnë kushtet për pranim.Për këta shtetas programet e trainimit organizohen nga KQZ-ja dhe zhvilllohet nga struktura e saj e ngarkuar me trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.
- Pjesëmarrësit, kur përfundojnë me sukses trainimin si zyrtarë zgjedhorë, pajisen nga KQZ-ja me dëshminë e zyrtarit zgjedhor dhe qartësohen si administratorë zgjedhorë.
Neni
Baza e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë
- KQZ-ja mban dhe përditëson bazën e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë, e cila, përveç të dhënave identifikuese, përmban të dhëna të detajuara për moshën, gjininë, adresën e banimit, të vendit të punës dhe mënyrën e kontaktit, sidhe të dhëna të detajuara për kurset dhe ecurinë e trainimeve për secilin prej tyre, historikun e angazhimit në proceset zgjedhore, detyrat e kryera dhe ecurinë në ushtrimin e tyre.
2.Baza e të dhënave e zyrtarëve zgjedhorë përqaset përpara çdo zgjedhjeje me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile. Të dhënat për shtetësinë dhe adresën e vendbanimit korrigjohen në përputhje me të dhënat e regjistrit kombëtar të gjendjes civile.
- Nga baza e të dhënave të zyrtarëve zgjedhorë nxirret, përpara çdo procesi zgjedhor, lista e zyrtarëve zgjedhorë. Lista formohet me të dhënat identifikuese të zyrtarëve zgjedhorë të qartësuar si administratorë dhe shërben për të kryer përzgjedhjen e zyrtarëve zgjedhorë që do të administrojnë procesin.
Neni
Procedura e vlerësimit të performancës
- KQZ-ja është organi që ka kompetencën për vlerësimin e performancës së zyrtarëve zgjedhorë.
- Në vlerësimin e performancës përfshihen:
- zyrtarët zgjedhorë, performanca e të cilëve është objekt i ankesave zgjedhore për pavlefshmëri të zgjedhjeve, ose për parregullsi të procesit të administrimit, numërimit dhe tabulimit të rezultatit të
- zyrtarët zgjedhorë, në veprimtarinë e të cilëve janë konstatuar shkelje ose parregullsi gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit aposteriori të materialit zgjedhor, sipas këtij ligji, pavarësisht nga lloji i procedurës që kryhet dhe pavarësisht nëse shqyrtimi administrativ ka nisur për ta, apo jo.
- Vlerësimi i performancës bëhet përpara përmbylljes së procedurave të KQZ-së për zgjedhjet e radhës.
- Zyrtarët zgjedhorë marrin tri lloj vlerësimesh: vlerësimin “në rregull”, “me mangësi” dhe “pamjaftueshëm”.
- Kur zyrtarët zgjedhorë vlerësohen “pamjaftueshëm”, atëherë ata nuk qartësohen për zgjedhjet e ardhshme dhe u hiqet dëshmia e zyrtarit zgjedhor.
- Kur zyrtarët zgjedhorë vlerësohen “me mangësi”, atëherë ata i nënshtrohen trainimeve vazhduese. Deri në përfundimin me sukses të trainimit ata nuk qartësohen për zgjedhjet e ardhshme.Nëse nuk kualifikohen në trainimin vazhdues, atëherë emri i tyre fshihet nga lista e zyrtarëve zgjedhorë dhe u hiqet dëshmia e zyrtarit zgjedhor.
- Të gjithë zyrtarët zgjedhorë që nuk bëjnë pjesë në kategoritë sipas shkronjave “a” dhe “b” të paragrafit 2 të këtij neni marrin automatikisht vlerësimin “në rregull” dhe qartësohen për zgjedhjet e ardhshme.
Neni
Pasojat juridike të heqjes së dëshmisë
- Zyrtarët zgjedhorë me statusin e nëpunësit civil, të cilëve u hiqet dëshmia e zyrtarit zgjedhor, u nënshtrohen edhe procedurave të shkarkimit si nëpunës civilë, në përputhje me ligjin për nëpunësin civil.
- Asnjë zyrtar zgjedhor, të cilit i është hequr dëshmia e zyrtarit zgjedhor, nuk mund të rifutet në listën e zyrtarëve zgjedhorë, pa kaluar gjashtë vjet nga data e shkarkimit. Rifutja në listë bëhet vetëm nëse zyrtari kryen rishtazi programet e trainimit dhe ripajiset me dëshminë e zyrtarit zgjedhor.
Neni
Qartësimi i zyrtarëve zgjedhorë
- KQZ-ja kryen përpara çdo procedure emërimi të zyrtarëve zgjedhorë qartësimin e tyre si administratorë.
- Qartësimi i zyrtarëve zgjedhorë përfshin, sipas rastit, veprimet e mëposhtme:
- a) futjen në listën e zyrtarëve zgjedhorë të pjesmarrësve të kualifikuar në kurset e trainimit;
- b) konfirmimin në listë të zyrtarëve zgjedhorë që janë vlerësuar “në rregull”;
- c) konfirmimin në listë të zyrtarëve zgjedhorë që janë kualifikuar në kurset vazhduese, pas vlerësimit “me mangësi”;
ç) heqjen nga lista të zyrtarëve zgjedhorë që nuk janë kualifikuar në trainimet vazhduese, pas vlerësimit ‘me mangësi”;
- d) heqjen nga lista të zyrtarëve zgjedhorë, për të cilët KQZ-ja ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra e zyrtarit zgjedhor;
dh)heqjen nga lista të zyrtarëve zgjedhorë, performanca e të cilëve është vlerësuar “pamjaftueshëm”; dhe
- e) heqjen për fare nga lista të zyrtarëve zgjedhorë që në ditën e zgjedhjeve kanë mbushur ose mbushin moshën zyrtare të
Neni
Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të zyrtarëve zgjedhorë
- KQZ-ja përzgjedh me short zyrtarët zgjedhorë që janë emërtesë e drejtpërdrejtë e saj. Në procedurat e shortit marrin pjesë vetëm zyrtarët zgjedhorë që janë qartësuar për administrim.
2.Kur emërimi i zyrtarëve zgjedhorë bëhet me propozim të partive politike, atëherë partia politike propozuese përzgjedh lirisht nga tërësia e zyrtarëve zgjedhorë të qartësuar për administrim.
- Në të gjitha rastet kur emërimi është i lidhur me kuotën gjinore, shorti ose përzgjedhje bëhen midis zyrtarëve që i përkasin të njejtës gjini.
- Procedura e shortit përcaktohet nga KQZ-ja me akt normativ.”
Neni —
Neni 28 ndryshohet si vijon:
“Neni 28
Ngritja e Njësive të Administrimit të Zgjedhjeve
- Vendimi për ngritjen e Njësive të Administrimit të Zgjedhjeve (NJAZ-et)[1] merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve.
2.Partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të NJAZ-it jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
- Në rastet e zgjedhjeve të pjesshme ose të parakohshme, NJAZ-i ngrihet jo më vonë se 10 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve. Propozimet për emërim i paraqiten KQZ-së, jo më vonë se 5 ditë nga data e nxjerrjes së dekretit.”
Neni —
Neni 29 ndryshohet si vijon:
“Neni 29
Përbërja e NJAZ-it
- NJAZ-i përbëhet nga 6 anëtarë dhe 2 sekretarë, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme:
- a) dy anëtarë përzgjidhen dhe propozohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e shumicës parlamentare[2], dy anëtarë përzgjidhen dhe propozohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e opozitës parlamentare[3], një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare[4] dhe një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare[5];
- b) sekretarët e NJAZ-it përzgjidhen, me barazi gjinore, nga KQZ-ja, me short.
- Të gjithë anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-eve, që emërohen sipas paragrafit 1 të këtij neni janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët përzgjidhen midis personave të trainuar si administratorë zgjedhorë në sistemin e trajnimit të KQZ-së.
- Në rast se në Kuvend mungon subjekti që, sipas paragrafit 1 të këtij neni, gëzon të drejtën e përzgjedhjes dhe propozimit, atëherë kjo e drejtë i kalon KQZ-së, e cila e ushtron atë me të njejtën mënyrë dhe procedurë, sikurse vepron për përzgjedhjen e sekretarëve të NJAZ-it;
- Në rast se subjekti që, sipas paragrafit 1 të këtij neni, gëzon të drejtën e përzgjedhjes dhe propozimit, për çfarëdolloj motivi, nuk e shfrytëzon këtë të drejtë brenda afatit të përcaktuar në nenin 28 të këtij ligji, atëherë kjo e drejtë i kalon KQZ-së, e cila e ushtron atë me të njejtën mënyrë dhe procedurë, sikurse vepron për përzgjedhjen e sekretarëve të NJAZ-it; Humbja e të drejtës së propozimit, sipas këtij paragrafi, vlen për gjithë kohëzgjatjen e zgjedhjeve, por nuk shtrihet në zgjedhjet pasardhëse.
- Kryetari dhe zëvendëskryetari i NJAZ-it caktohen nga KQZ-ja në aktin e emërimit, mbi bazën e kriterit profesional, eksperiencës së mëparshme zgjedhore dhe eksperiencës drejtuese administrative.
- Plotësimi i vendeve të mbetura vakant në NJAZ, bëhet nga KQZ-ja në të njejtën mënyrë dhe me të njejtën procedurë, sikurse është bërë emërimi i anëtarit që ka krijuar vakancën. Plotësimi i vakancës bëhet brenda 3 ditëve nga konstatimi i saj, kurse në ditën e zgjedhjeve bëhet brenda 3 orëve.
- Anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it ushtrojnë detyrat në përputhje me përshkrimin individual të detyrës, sikurse specifikohet në kontratën e punës dhe në aktet normative të KQZ-së që rregullojnë veprimtarinë e tyre, si dhe në përputhje me urdhërat dhe udhëzimet që KQZ-ja nxjerr për NJAZ-in përkatës dhe për veprimtarinë e tyre. Anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it përgjigjen individualisht për shkeljet e ligjit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së NJAZ-it ku bëjnë pjesë.
- Anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it punojnë me kohë të plotë nga e nesërmja e emërimit, deri në lirimin e tyre nga detyra nga ana e KQZ-së. KQZ-ja përcakton orarin e punës së NJAZ-it, në varësi nga kalendari i zgjedhjeve dhe nga rrethi i detyrave që ushtron NJAZ-i. Në ditën e votimit NJAZ-i vepron i ndarë nëdy grupe të balancuara, të cilët qendrojnë në detyrë njeri pas tjetrit dhe ndërrohen me njeri tjetrin çdo 8 orë, deri në përfundim të numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultatit në nivel NJAZ-i.
- Për gjithë peridhën nga data e emërimit deri në datën e lirimit nga detyra, anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it përfitojnë pagë sa paga e vendit të punës, kur janë në marrëdhëie të rregullt pune, por jo më pak se pagën bazë të kategorisë IIIb, sipas kuadrit ligjor për strukturën dhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë. Në rast se nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it përfitojnë pagësa paga bazë e kategorisë IIIb, sipas kuadrit ligjor për strukturën dhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë.
- Punëdhënësit janë të detyruar të lejojnë anëtarët dhe sekretarët e NJAZ-it të ushtrojnë detyrat e ngarkuara për shkak të përzgjedhjes dhe emërimit në NJAZ. Asnjë punëdhënës nuk mund të kushtëzojë vazhdimin e marrëdhënies së punës me refuzimin e pjesëmarrjes në NJAZ, me detyrimin për të ndjekur porosi apo instruksione nga ana e punëdhënësit, për çështje që lidhen me zbatimin e detyrës në NJAZ, apo me nisjen e procedurave disiplinore për shkak ose lidhur me pjesmarrjen në veprimtarinë e NJAZ-it.[6]Për periudhën e angazhimit në NJAZ punëdhënësit pezullojnë pagën ose shpërblimet e zakonshme të vendit të punës.[7]
Neni —
Në nenin 31 bëhen këto ndryshime:
– Shkronja “b” ndryshohet si vijon:
“b) plotëson kushtet e përgjithshme për të qenë nëpunës civil, sipas legjislacionit për nëpunësit civilë;”
– Shkronja “c” ndryshohet si vijon:
“c) si rregull, është me vendbanim brenda Qarkut, ku shtrin veprimtarinë NJAZ-i;”.
Neni —
Në nenin 32 bëhen këto ndryshime:
– Pika 1 ndryshohet si vijon:
“1. Anëtari ose sekretari i NJAZ-it shkarkohet nga detyra me vendim të KQZ-së kur:
- a) gjatë ushtrimit të detyrës kryen veprime ose akte që përbëjnë shkelje të detyrës, sikurse specifikohet në kontratën e punës dhe në aktet normative të KQZ-së që rregullojnë veprimtarinë e NJAZ-it;
- b) gjatë ushtrimit të detyrës refuzon zbatimin e menjëhershëm të urdhërave të KQZ-së që lidhen me veprimtarinë e NJAZ-it, ose zvarrit apo nënvleftëson zbatimin e urdhërave apo udhëzimeve të KQZ-së, në atë masë sa që rrezikohet mbarëvajtja e punës së NJAZ-it dhe ushtrimi i rregullt i detyrës;
- c) mungon pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se tri mbledhje rresht të NJAZ-it, ose në periudhën zgjedhore nuk paraqitet në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se 2 ditë rresht; ose
ç) nuk merr pjesë në trajnimet ose nuk kalon testimet e organizuara nga KQZ-ja.”
– Shkronjat “ç” dhe “d” të pikës 2 shfuqizohen.
– Paragrafi 3 ndryshohet si vijon:
“3. Anëtarët ose Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, subjektet zgjedhore ose përfaqësuesit e tyre në KQZ kanë të drejtë të kërkojnë që anëtari ose sekretari i NJAZ-it të lirohet ose shkarkohet nga kjo detyrë vetëm për rastet e parashikuar në këtë nen. Në çdo rast kërkesa për lirim ose shkarkim duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë argumente dhe fakte për shkeljen e pretenduar.”
– Shtohet paragrafi 4 me këtë përmbajtje:
“4. Në rast se anëtari apo sekretari i NJAZ-it që lirohet ose shkarkohet i përket gjinisë më pak të përfaqësuar, zëvendësimi bëhet po nga gjinia më pak e përfaqësuar.”
Neni —
Neni 33 ndryshohet si vijon:
“Neni 33
Detyrat e NJAZ-it
NJAZ-i kryen këto detyra:
- a) drejton, bashkërendon dhe mbikëqyr Njësitë e Administrimit të Votimit (NJAV-et)[8] të ZAZ-së në ushtrimin e detyrave;
- b) Kujdeset për zbatimin uniform të këtij ligji dhe të akteve të KQZ-së në territorin e ZAZ-së;
- c) Verifikon dhe raporton në KQZ problematikat që cënojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për të cilat vihet në dijeni nga NJAV-et, subjektet zgjedhore, vëzhguesit ose zgjedhësit, kërkon vendimmarrjen e KQZ-së për zgjidhjen e tyre dhe kujdeset për parandalimin ose eleminimin e pasojave negative, në përputhje me urdhërat dhe udhëzimet përkatëse të KQZ-së;
ç) regjistron subjektet zgjedhore dhe kandidatët për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore;
- d) shpërndan dhe mbledh materialet e votimit për çdo qender votimi;
- dh) kur bëhet numërimi manual i votave, mbikëqyr procesin e numërimit dhe kujdeset për vlerësimin uniform të votave nga të gjitha grupet e numërimit;
- e) shpall kandidatët fitues për kryetar të njësisë ”
Neni —
Neni 34 ndryshohet si vijon:
“Neni 34
Detyrat e sekretarëve të NJAZ-it
Sekretarët e NJAZ-it, sipas rastit, individualisht ose së bashku, kryejnë këto detyra:
- a) përgjigjen për dokumentimin, protokollimin, përcjelljen dhe arkivimin e të gjitha procedurave administrative që kryen NJAZ-i, si dhe për ruajtjen dhe mirëadministrimin e materialit zgjedhor që ndodhet në NJAZ;
- b) hartojnë, mbi bazën e tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit, tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për çdo subjekt zgjedhor në ZAZ dhe ia dërgojnë atë KQZ-së, së bashku me materialet e tjera të nevojshme, në përputhje me nenin 122 të këtij Kodi;
- c) publikojnë, afishojnë dhe shpërndajnë në territorin e ZAZ-së materialet informative, promovuese, dhe edukative që KQZ-ja ia përcjell për këtë qëllim;
ç) afishojnëlistat e zgjedhësve të ZAZ-së dhe tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve;
- d) me kërkesë të zgjedhësve, lëshojnë vërtetime nëse emri i zgjedhësit gjendet ose jo në listat përfundimtare të zgjedhësve në zonën përkatëse të administrimit zgjedhor;
- dh) pajisin me kopje dokumentacioni zyrtar subjektet e interesuara, në zbatim të së drejtës për informim dhe rregullave të KQZ-së për informimin e subjekteve dhe vëzhguesve me të dhënat e dokumentacionit zgjedhor.”
Neni —
Paragrafi 5 i nenit 35 ndryshohet si vijon:
“5. Në rast se NJAZ-i nuk krijon dot shumicën vendimmarrëse atëherë sekretari ia dërgon çështjen për shqyrtim KQZ-së brenda 24 orëve. Vendimi i KQZ-së është i detyrueshëm për zbatim nga KZAZ-ja.”
Neni —
Neni 36 ndryshohet si vijon:
“Neni 36
Njësia e Administrimit të Votimit
- Njësia e Administrimit të Votimit (NJAV-i) është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave të votimit në qendrën e votimit. NJAV-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga tri zyrtarë zgjedhorë: zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësimit, zyrtari i procedurave të votimit.
- NJAV-i ka për detyrë të kryejë identifikimin e votuesve përpara votimit, të udhëzojë dhe drejtojë votuesit për ushtrimin individualisht, në liri dhe fshehtësi të së drejtës së votës, të kujdeset për zhvillimin dhe mbylljen e rregullt të procesit, si dhe të ruajë dhe administrojë nën përgjegjësinë e vet materialin zgjedhor.
- Zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si administratorë zgjedhorë në sistemin e trajnimit të KQZ-së, kur administrimi i votimit kryhet nga administrata e KQZ-së, ose që kontraktohen nga operatori i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë informatike, kur administrimi i votimit kryhet nga ky i fundit.
- Pavarësisht nga mënyra e formimit, funksionet e zyrtarëve zgjedhorë të NJAV-it ushtrohen individualisht dhe me përgjegjësi ligjore individuale, sikurse specifikohen në përshkrimin e detyrës, në kontratën e punës dhe në aktin normativ të KQZ-së që përcakton procedurat e votimit. Zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it janë të detyruar të zbatojnë, sipas parimit te hierarkisë administrative, edhe urdhërat dhe udhëzimet që KQZ-ja ose NJAZ-i përkatës nxjerr për veprimtarinë e tyre.
- Kur identifikimi i votuesve dhe votimi bëhen me letër (identifikimi dhe votimi manualisht[9]) zyrtari i qartësimit kryen verifikimin e të dhënave të identitetit të zgjedhësit që paraqitet në qendrën e votimit, mbi bazën e dokumentit të identifikimit dhe të dhënave të votuesit në listën e zgjedhësve, dhe qartësimin e zgjedhësit për votim[10], zyrtari i procedurave të votimit administron fletët e votimit dhe ua dorëzon ato votuesve të identifikuar dhe të qartësuar për votim, kurse zyrtari mbikëqyrës mbikëqyr dhe kujdeset për rregullin në qendrën e votimit, si dhe garanton fshehtësinë e votimit për secilin votues.
- Kur identifikimi i votuesve dhe votimi bëhen me dhe nëpërmjet sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit (identifikimi dhe votimi elektronik[11]) zyrtari i qartësimit kryen verifikimin e të dhënave të identitetit të zgjedhësit që paraqitet në qendën e votimit, mbi bazën leximit të të dhënave biometrike dhe përqasjes së tyre me bazën elektronike të të dhënave për listën e zgjedhësve të qendrës së votimit, dhe qartësimin e zgjedhësit për votim, zyrtari i procedurave të votimit administron sistemin apo pajisjet e votimit elektronik, udhëzon dhe asiston zgjedhësit e identifikuar dhe të qartësuar për votim në përdorimin e pajisjeve, garanton fshehtësinë e votimit për secilin votues, dhe siguron paprekshmërinë e pajisjeve nga ndërhyrjet e paligjshme, kurse zyrtari mbikëqyrës mbikëqyr dhe kujdeset për rregullin në qendrën e votimit.
- Zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it punojnë me kohë të plotë nga e nesërmja e emërimit, deri në lirimin e tyre nga detyra nga ana e KQZ-së. KQZ-ja përcakton orarin e punës së NJAV-it, në varësi nga kalendari i zgjedhjeve dhe nga rrethi i detyrave që ushtron NJAV-i.
- Për gjithë peridhën nga data e emërimit deri në datën e lirimit nga detyra, zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it përfitojnë, për ditë angazhimi në NJAV, pagë sa paga e vendit të punës për ditë pune, kur janë në marrëdhënie të rregullt pune, por jo më pak se 1/22 e pagës bazë të kategorisë IIIb, sipas kuadrit ligjor për strukturën dhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë.
- Punëdhënësit janë të detyruar të lejojnë zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it të ushtrojnë detyrat e ngarkuara për shkak të përzgjedhjes dhe emërimit në NJAV. Asnjë punëdhënës nuk mund të kushtëzojë vazhdimin e marrëdhënies së punës me refuzimin e pjesëmarrjes në NJAV, me detyrimin për të ndjekur porosi apo instruksione nga ana e punëdhënësit, për çështje që lidhen me zbatimin e detyrës në NJAV, apo me nisjen e procedurave disiplinore për shkak ose lidhur me pjesmarrjen në veprimtarinë e NJAV-it.Për periudhën e angazhimit në NJAV punëdhënësit pezullojnë pagën ose shpërblimet e zakonshme të vendit të punës.
- Rregullat për përzgjedhjen e zyrtarëve zgjedhorë të NJAV-it, rregullat për përfaqësimin gjinor, rrethi i detyrave të secilit zyrtar, rregullat dhe procedurat e veprimit dhe dokumentimit të procesit të votimit, si dhe marrëdhëniet e mbikëqyrjes, drejtimit, asistencës dhe raportimit kundrejt institucioneve të tjera, gjatë ushtrimit të detyrës nga NJAV-i, përcaktohen në mënyrë të detajuar me aktet normative të KQZ-së, për të dyja llojet e identifikimit dhe votimit.”
Neni —
Në nenin 38 bëhen këto ndryshime:
– Shkronja “b” ndryshohet si vijon:
“b) plotëson kushtet e përgjithshme për të qenë nëpunës civil, sipas legjislacionit për nëpunësit civilë;”
– Shkronja “c” ndryshohet si vijon:
“c) si rregull, është me vendbanim brenda Qarkut, ku shtrin veprimtarinë NJAZ-i”.
Neni —
Në nenin 39 bëhen këto ndryshime:
– Paragrafi 1 ndryshohet si vijon:
“1. Zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it shkarkohet nga detyra me vendim të KQZ-së kur:
- a) gjatë ushtrimit të detyrës kryejnë veprime ose akte që përbëjnë shkelje të detyrës, sikurse specifikohet në kontratën e punës dhe në aktet normative të KQZ-së që rregullojnë veprimtarinë e NJAV-it;
- b) gjatë ushtrimit të detyrës refuzojnë zbatimin e menjëhershëm të urdhërave të KQZ-së, që i përcillen drejtpërdrejt ose nëpërmjet NJAZ-it, ose zvarrisin apo nënvleftësojnë zbatimin e urdhërave apo udhëzimeve të KQZ-së, në atë masë sa që rrezikohet mbarëvajtja e punës së NJAV-it dhe ushtrimi i rregullt i detyrës;
- c) nuk paraqiten në detyrë pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se se 2 ditë rresht; ose
ç) nuk marrin pjesë në trajnimet ose nuk kalojnë testimet e organizuara nga KQZ-ja.”
– Shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Në rast se zyrtari zgjedhor i NJAV-it që lirohet ose shkarkohet i përket gjinisë më pak të përfaqësuar, zëvendësimi bëhet po nga gjinia më pak e përfaqësuar.”
Neni —
“Neni 40 dhe neni 41 shfuqizohen.
Neni —
Neni 42 ndryshohet si vijon:
“Neni 42
Mbledhjet dhe vendimet e NJAV-it
- Veprimtaria e NJAV-it është publike.
- NJAV-i merr vendim me shumicë votash për çeljen dhe mbylljen e votimit, për pezullimin dhe rifillimin e votimit, si dhe për thirrjen e forcave të policisë në mjediset e qendrës së votimit në rastet e prishjes së rendit gjatë votimit.
- Të gjitha vendimet e NJAV-it pasqyrohen të arsyetuara, në librin e protokollit të NJAV-it dhe nënshkruhet nga secili zyrtar zgjedhor.
- Të gjitha vendimet e tjera që kanë lidhje me procesin e votimit merren individualisht nga zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it, në përputhje me përgjegjësitë e tyre.
Neni –
Pas nenit 42 shtohet neni 42/1 me këtë përmbajtje:
Neni 42/1
Njësia e Administrimit të Numërimit[12]
- Njësia e Administrimit të Numërimit (NJAN-i) është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave për numërimin e votave, kur numërimi kryhet manualisht.
- NJAN-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga dy zyrtarë zgjedhorë.
- Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si administratorë zgjedhorë në sistemin e trainimit të KQZ-së.
- NJAN-i bën vlerësimin e votave, numerimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të QV-së. Kompetenca për vlerësimin e votave, numerimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të QV-sëështë kompetencë ekskluzive e NJAN-it.Vendimmarrja e NJAN-it në ushtrim të kësaj kompetence mund të ndryshohet vetëm sipas procedurës ankimore të këtij ligji.
- Funksionet e zyrtarëve zgjedhorë të NJAN-it ushtrohen individualisht dhe me përgjegjësi ligjore individuale, sikurse specifikohen në përshkrimin e detyrës, në kontratën e punës dhe në aktin normativ të KQZ-së që përcakton procedurat e numërimit dhe vlerësimit të votave. Shkelja e detyrimit për vlerësimin uniform të votave nga zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it i ngarkon ata me përgjegjësi penale.
- Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë të detyruar të zbatojnë, sipas parimit te hierarkisë administrative, edhe urdhërat dhe udhëzimet organizative që KQZ-ja ose NJAZ-i përkatës nxjerr për veprimtarinë e tyre.
- Zyrtarët zgjedhorë tëNJAN-it punojnë me kohë të plotë nga e nesërmja e emërimit, deri në lirimin e tyre nga detyra nga ana e KQZ-së. KQZ-ja përcakton orarin e punës së NJAN-it, në varësi nga kalendari i zgjedhjeve dhe nga rrethi i detyrave që ushtron NJAN-i.
- Për gjithë peridhën nga data e emërimit deri në datën e lirimit nga detyra, zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it përfitojnë, për ditë angazhimi në NJAN, pagë sa paga e vendit të punës për ditë pune, kur janë në marrëdhënie të rregullt pune, por jo më pak se 1/22 e pagës bazë të kategorisë IIIb, sipas kuadrit ligjor për strukturën dhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë.
- Punëdhënësit janë të detyruar të lejojnë zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it të ushtrojnë detyrat e ngarkuara për shkak të përzgjedhjes dhe emërimit në NJAN. Asnjë punëdhënës nuk mund të kushtëzojë vazhdimin e marrëdhënies së punës me refuzimin e pjesëmarrjes në NJAN, me detyrimin për të ndjekur porosi apo instruksione nga ana e punëdhënësit, për çështje që lidhen me zbatimin e detyrës në NJAN, apo me nisjen e procedurave disiplinore për shkak ose lidhur me pjesmarrjen në veprimtarinë e NJAN-it.Për periudhën e angazhimit në NJAN punëdhënësit pezullojnë pagën ose shpërblimet e zakonshme të vendit të punës.
Neni —
Në nenin 44 bëhen ndryshimet si vijon:
– shkronja “d” shfuqizohet.
– shkronja “dh” ndryshohet si vijon:
“dh) të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone qendre votimi ose në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit;”
Neni —
Në nenin 46 shtohet paragrafi 3 me këtë përmbajtje:
“3. Zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë vendit, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, përfshihen në një zonë unike qendre votimi që i bashkangjitet Qarkut Tiranë, pavarësisht nga numri i tyre, dhe regjistrohen me kod unik vendbanimi. Lista e zgjedhësve për këtë zonë qendre votimi, e emërtuar “lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit”, hartohet vetëm me të dhënat e zgjedhësve që deklarojnë vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas paragrafëve 3 dhe 5 të nenit —, të këtij Kodi.”
Neni —
Pas nenit 57 shtohet një KREU II?Ame këtë përmbajtje:
“KREU II/A
VOTIMI NGA JASHTE
Neni —
Votimi nga jashtë vendit
- Zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin, nga vendi ku jetojnë, nëse:
- a) kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit; dhe
- b) kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë. Formati dhe mënyra e paraqitjes së kërkesës përcaktohet me vendim të KQZ-së.
- Zgjedhësit mund të votojnë nga vendi ku jetojnë në rast se kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit, jo më vonë se __________ ditë para datës së zgjedhjeve.
- Zgjedhësit mund të votojnë nga vendi ku jetojnë në rast se kerkesa për votim nga jashtë t’i bëhet e ditur KQZ-së, nëpërmjet instrumentave të kontaktit të KQZ-së, jo më vonë se __________ ditë para datës së zgjedhjeve. Kërkesa është individuale dhe nuk përfaqëson vullnetin e votuesve të tjerë familjarë të kërkuesit, bashkëjetues ose jo me të.KQZ-ja, pasi verifikon identitetin e kërkuesit, shtetësinë dhe përputhjen e adresës së kontaktit me adresën e vendbanimit të përhershëm, sipas Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, qartëson zgjedhësin për votim[13]. Zgjedhësi qartësohet për votim, vetëm nëse:
- zgjedhësi referon si adresë kontakti, adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit, që figuron në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile;
- të dhënat identifikuese që deklaron përputhen me të dhënat sipas Regjistrit; dhe
- regjistri nuk përmban shënime, sipas të cilave zgjedhësi ka nuk ka më shtetësinë
- Pas qartësimit për votim, KQZ-ja i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile që të përfshijë në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit, të dhënat për zgjedhësit që kanë kërkuar të votojnë nga jashtë vendit.
- Pas shpalljes së listës përfundimtare të zgjedhësve dhe miratimit të fletës së votimit, KQZ-ja njofton dhe, sipas rastit, pajis me dokumentacionin zgjedhor votuesit nga jashtë vendit.
- Në rast se votimi nga jashtë vendit kryhet si votim manualisht[14], atëherë KQZ-ja i dërgon zgjedhësit nëpërmjet Postës Shqiptare, me shërbimin e shpejtë me garanci dorëzimi që ofron shërbimi postar, dokumentacionin e votimit (zarfet dhe fletën e votimit) me udhëzimet për procedurën e votimit në fuqi për këtë lloj votimi, udhëzimet për postimin e fletës së votimit të plotësuar dhe afatin e vlefshëm për mbërritjen e fletës së votimit në KQZ dhe përfshirjen e saj në votim. Rregulla më të detajuara teknike dhe proceduriale për zbatimin e këtij neni përcaktohen me akt normativ të KQZ-së.
- Në rast se votimi nga jashtë vendit kryhet si votim elektronik[15], atëhere KQZ-ja i dërgon zgjedhësit nëpërmjet Postës Shqiptare, me shërbimin e shpejtë me garanci dorëzimi që ofron shërbimi postar, dokumentacionin udhëzues për procedurën e votimit me, sipas rastit, kodet e sigurisë që parashikon procedura e votimit në fuqi për këtë lloj votimi, udhëzimet për afatin për kryerjen e votimit elektronik dhe spjegimet për procedurën e përfshirjes së votës elektronike në rezultat.
Neni —
Neni 79 ndryshohet si vijon:
“Neni 79
Afishimi i materialeve propagandistike
- Jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, Kryetari i bashkisë, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, përcakton vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin prej partive politike dhe subjekteve zgjedhore të materialeve propagandistike. Vendet e caktuara duhet të jenë në ambiente që sigurojnëvizibilitet publik dhe të kenë hapësirë të mjaftueshme ku të gjitha subjektet zgjedhore që marrin pjesë në zgjedhje të paraqesin programet e tyre zgjedhore dhe mesazhet zgjedhore. Vendimi i Kryetarit të bashkisë mënjëherë pas miratimit bëhet publik në faqen e internetit të bashkisë.
- Gjatë fushatës zgjedhore, përdorimi dhe afishimi i çdo materiali tjetër statik për propagandë zgjedhore, përfshirë flamujt dhe posterat, lejohet vetëm në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e partisë politike/subjektit zgjedhor.
- Ndalohet përdorimi i materialeve propaganduese statike në kundërshtim me përcaktimet e bëra në pikën 2 të këtij neni. Me “materiale propaganduese statike” kuptohentë gjitha materialet që i shërbejnë subjektit zgjedhor/partisë politike për promovimin e fushatës zgjedhore dhe që janë vendosur ose afishuar në vende ose hapësira publike me akses publik, si shtyllat e ndriçimit të rrugëve, fasadat e ndërtesave, sheshet, pjesët ballore të dyqaneve ose ndërtesave, përgjatë rrugëve të qyteteve, rrugëve ndërqytetëse, etj.
- Policia Bashkiake dhe/ose Policia e Shtetit garantojnë zbatimin e përcaktimeve të bëra në këtë nen duke hequr menjëherë çdo material propagandues të subjekteve zgjedhorë në vendet jashtë përcaktimeve të bëra në pikën 1 dhe 2 të këtij neni.»
Neni —
Neni 81, pika 3 shfuqizohet.
Neni —
Në nenin 84 behen këto ndryshime:
– Pika 4 ndryshohet si vijon: “4. Partitë politikë dhe çdo subjekt tjetër zgjedhor e ka të ndaluar bërjen e reklamave politike në radiot dhe televizionet private dhe/ose në radiotelevizionin publik kundrejt pagesës 3 muajt fundit para datës së zgjedhjeve.”
– Pika 5, pika 6, pika 7, pika 8 dhe pika 9 shfuqizohen.
– Pika 10 ndryshohet si vijon: “10. Ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publikapo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të atyre qëtransmetohen për rritjen ndërgjegjësimit të zgjedhësve, nxitjen e pjesëmarrjes në votim apo aspekte të tjera të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara me ligj.”
Neni —
Në nenin 85 bëhen këto ndryshime:
– Pika 1, fjala “40 ditë” ndryshohet në “100 ditë”.
– Pika 1, në fund të fjalisë së parë shtohet kjo fjali: “Jo më pak se 30 përqind e anëtarësisë së Bordit të Monitorimit të Medias duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.”
- Shtohet pika 1/a me këtëpërmbajtje:
“1/a. Jo me vonë se 3 muaj para datës së zgjedhjeve KQZ miraton dhe publikon Metodologjinë e Monitorimit të Medias që do të përdoret nga Bordi i Monitorimit të Medias.
– Pika 2 shtohet ne fund fjalia. “Raportet e monitorimit të medias publikohen në faqen e internetit të KQZ-së menjeherë sapo depozitohen në KQZ.”
Neni —
Në nenin 87/1 bëhen këto ndryshime:
– Shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “2. KQZ-ja përcakton me vendim rregullat dhe modalitetet e nevojshme për llogaritjen e vlerës monetare të dhurimeve në natyre ose të shërbimeve të dhëna, sipas vlerës së tregut në momentin e dhënies së tyre.”
– Shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Për qëllime të zbatimit të këtij Kodi, kontributetet ose kreditet e dhëna kandidatëve të subjekteve zgjedhore konsiderohen si kontribute për partinë politike për të cilën ata kandidojnë.”
Neni —
Neni 88 bëhen këto ndryshime:
– Pika 2 në fund shtohet fjalia: “Përdorimi i burimeve njerëzore përfshin edhe presionin ose ofrimin e përfitimeve nëpunësve publikë ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit.
– Shtohet pika 4 dhe pika 5 me këtë përmbajtje:
“4. Ndalohet transmetimi nga Radio Televizioni Publik i aktiviteteve të institucioneve publike qendrore dhe vendore për qëllime zgjedhore. Një aktivitet është për qëllime zgjedhore kur ai promovon arritjet institucionale, investimet ose progresin me punët publike ose kur promovon aspekte specifike të programit zgjedhor të subjektit zgjedhor.
- KQZ nxjerr udhëzime të hollësishme për të përcaktuar përdorimin dhe shpërdorimin e burimeve publike.”
Neni —
Në nenin 89 bëhen këto ndryshime:
- Në pikën 3, shkronja “a” fjala “2 vite” ndryshohet në “3 vite”.
- Në fund të shkronjës “a” shtohet fjalia. “Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave te partneritetit publik privat.”
– Shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë mënyrë tjetër fonde me vlerën torale që tejkalon shumën prej 10 milion lekë,përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik.”
Neni —
Në nenin 90 bëhen këto ndryshime:
- Pika 2 fjalët “100 mijë lekë” ndryshohen në “30 mijë lekë”.
– pika 3 ndryshohet si vijon:“3. Shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore, në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi. Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore dokumentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi.Për zbatim të këtij Kodi “shpenzim për fushatë“është çdo shpenzim që bën një parti ose kandidatët e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë.”
Neni —
Pas nenit 90 shtohen nenet 90/1, neni 90/2 dhe neni 90/3 me këtë përmbajtje:
Neni 90/1
Deklarimi dhe publikimi
- Subjektet zgjedhore janë të detyruara të paraqesin Raport Financiar për fushatën zgjedhore në KQZ brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.
- Raporti i përmendur në pikën 1 të këtij neni dorëzohet sipas një modeli të miratuar nga KQZ-ja. Ai duhet të përmbajë informacion në lidhje me:
3.Çdo dhurim që i është bërë partisë/subjektit zgjedhor (duke përfshirë edhe degët dhe kandidatët e saj) gjatë fushatës zgjedhore dhe katërmuaj para fushatës dhe burimin e tij, përfshirë edhe dhurimet apo shërbimet në natyrë.
- i) Të ardhurat për qëllime të fushatës zgjedhore nga të gjitha burimet e tjera të
- ii) Të gjithë zërat e shpenzimeve për qëllime të fushatës zgjedhore siç përcaktohen në vendimin e KQZ-së dhe në nenin 90, pika 3 të këtij Kodi.
iii) Bilancin e aseteve dhe detyrimeve të partisë politike për periudhën nga dekretimi i Datës së Zgjedhjeve deri në Datën së Zgjedhjeve.
4.Çdo parti politike që merr pjesë në zgjedhje mban dhe ruan në arkivë për një periudhë prej 7 vjetësh, dokumentacionin e plotë dhe të hollësishëm të statusit të saj financiar dhe të degëve të saj për periudhën që mbulon ky raport, duke përfshirë:
- i) librat e llogarive/kontabilitetit, mbajtur në përputhje me legjislacionin në fuqi, ku pasqyrohen të gjitha të ardhurat sipas burimit dhe shumës, identifikohet si është bërë pagesa, si dhe pagesat e bëra personave të tretë, qëllimet e pagesave dhe se si është kryer çdo pagesë;
- ii) dokumentacionin e të gjitha shpenzimeve të bëra;
iii) situatën dhe lëvizjet në llogarinë e saj bankare;
- iv) dokumentacionin e plotë të pronave të paluajtshme që zotëron partia politike, si dhe çdo kontratë të lidhur për marrje me qira, dhënie me qira, porositje, apo shitje të pronave të luajtshme dhe të
Neni 90/2
Monitorimi i fushatës zgjedhore
- Jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve, KQZ-ja cakton një numër të mjaftueshëm personash për të monitoruar përmbushjen nga subjektet zgjedhore të detyrimeve në lidhje me financimin e fushatë Monitoruesit duhet të përzgjidhen nga personat me përvojë në vëzhgimin e zgjedhjeve.
- KQZ-ja përcakton me një udhëzim të posaçëm kriteret për përzgjedhjen e monitoruesve si dhe për objektin e monitorimit. Monitorimi kufizohet me vëzhgimin e respektimit të verifikueshëm lehtësisht të detyrimeve të subjekteve zgjedhore në lidhje me fushatën zgjedhore, duke përfshirë respektimin e ndalimeve dhe kufizimeve të formave të caktuara të fushatës dhe shpërdorimit të burimeve shtetë
- Monitorimi nuk duhet t’i ekspozojë monitoruesit ndaj rreziqeve të
- Monitorimi nuk kërkon që monitoruesit të llogarisin shpenzimet totale për fushatë zgjedhore nga subjekti zgjedhor ose variablat e ndryshme financiare që kërkojnë mbledhje të metadatave të
- Në rastet kur monitoruesit vërejnë shkelje gjatë procesit të monitorimit, ata informojnë KQZ-në përmes mënyrës së përcaktuar nga KQZ-ja, në të njëjtën ditë që bëhet vë
Neni 90/3
Portali për denoncime në lidhje me financimet
- KQZ-ja krijon dhe mirëmban për periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në gjashtë muaj pas datës së zgjedhjeve portalin në internet, me akses të lirë, për të denoncuar prej kujtdo shkeljet e mundshme të këtij Kodi nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët në lidhje me financimin e fushatës.
- Kriteret dhe procedurat e hollësishme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e portalit, procedurat e hetimit administrativ dhe afatet e tij, si dhe konkluzionet qe duhet të arrihen në përfundim të tij përcaktohen me vendim të KQZ-së.”
Neni –
Pas nenit 123 shtohet KREU V me këtë përmbajtje:
“KREU V
PROCEDURA E VOTIMIT DHE NUMËRIMIT TË VOTAVE NGA JASHTË VENDIT
Neni
Procedura e votimit nga jashtë vendit
- Votimi nga jashtë vendit quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit ose, sipas rastit, dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve nga jashtë vendit, sipas paragrafëve 7 ose 8 të nenit — të këtij ligji.
- Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj.
- Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit dhe në orën e caktuar nga ky Kod për mbylljen e votimit në qendrat e votimit. Me mbylljen e votimit nga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojëdhe nuk përfshin më në numërim asnjë fletë votimi të mbërritur më pas. Nëse votimi nga jashtë vendit bëhet elektronik, sistemi elektronik i votimit mbyllet në ditën e votimit dhe në orën e caktuar nga ky Kod për mbylljen e votimit në qendrat e votimit.
- Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje. Garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materiali zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informative që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.
Neni
Procedura e numërimit manual të votave nga jashtë vendit
- Numërimi manual i votave nga jashtë vendit kryhet menjëherë pas mbylljes së votimit nga jashtë vendit.
- KQZ-ja organizon numërimin e votave në VNV-në e caktuar dhe të njoftuar paraprakisht për këtë qëllim. Numërimi i votave bëhet nga personeli i KQZ-së, me jo më pak se dhjetë GNV, me nga dy anëtarë secili. Numërimi i votave bëhet me pjesmarrjen dhe vëzhgimin e përfaqësuesve të autorizuar të subjekteve zgjedhore dhe të vëzhguesve.
- Protokolli i KQZ-së i dorëzon GNV-ve zarfet e mbërritura në KQZ, të protokolluara dhe të pa hapura, të grumbulluara e të paketuara sipas shteteve të origjinës, me jo më shumë se një mijë zarfe për paketë.
- Përpara numërimit GNV-të qartësojnë votuesit, nëpërmjet leximit të bar-kodit që ndodhet në zarfin kuvertë dhe verifikimit të përputhshmërisë me të dhënat në listën e zgjedhësve.
- Vetëm pas qartësimit të votuesit hapet zarfi kuvertë dhe nxirret prej tij zarfi me fletën e votimit. Zarfi i mbyllur, siç është, hidhet në një kuti votimi.
- Procedurat e numërimit fillojnë me hapjen e zarfeve me fletet e votimit, vetëm pasi të jetë përfunduar procesi i qartësimit të votuesve dhe hapjes së të gjitha zarfeve kuvertë, sipas paragrafit 4 të këtij neni, për të gjithë votuesit që ka paketa e zarfeve qëështë në proces trajtimi nga GNV-ja.
- Procedurat e mëtejshme të numërimit, vlerësimit, tabulimit dhe shpalljes së rezultatit janë të njejta me ato të numërimit të votave të hedhura brenda vendit.
Neni
Procedura e numërimit elektronik të votave nga jashtë vendit
Numërimi i votave të hedhura nëpërmjet votimit elektronik bëhet nga sistemi i teknologjisë së informacionit.Rezultati, me numrin e përgjithshëm të votuesve nga jashtë vendit dhe vlerësimin e votave, del si e dhënë nga informacioni qëështë regjistruar dhe ruajtur në bazën e të dhënave të votimit elektronik, nga momenti i çeljes së votimit nga jashtë vendit deri në momentin e mbylljes së tij.Rezultati shpallet menjëherë.
Neni —
Në nenin 164, pika 2 riformulohet si vijon:
“2. Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 6 të nenit 67 të këtij Kodi, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini.Në rast se emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar mandati i kalon kandatit të gjinisë përkatëse të partisë politike të koalicionit me herësin më të lartë.Ky proces zëvendësimi vijon duke garantuar përherë plotësimin e vakancës vetëm me kandidate të së njëjtës gjini.Në rastin e partisë politike që ka konkuruar e vetme në zgjedhje dhe kur vakanca nuk plotësohet nga gjinia më pak e përfaësuar atëherë partia politike ndërshkohet nga KQZ-ja me gjobë në shumën 2 milion lekë”.
Neni —
Pas nenit 166 shohet neni 166/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 166/1
Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës në këshillat e bashkisë
Mandati i ndërprerë në këshillat e bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.Kur vakanca i përket një mandati të fituar nga gjinia më pak e përfaqësuar, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse pavarësisht renditjes në listë.Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini.Në rast se emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar mandati i kalon kandatit të gjinisë përkatëse të partisë politke të koalicionit me herësin më të lartë. Ky proces zëvendësimi vijon duke garantuar përherë plotësimin e vakancës vetëm me kandidatë të së njëjtës gjini.”
Neni —
Neni 173 ndryshohet si vijon:
“Neni 173
Sanksione në lidhje me financimin e fushatës
- Shkelja e dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore nga personi përgjegjës i financës së një partie politike dënohet me një gjobë nga 100 000 deri 200 000 lekë.
2.Pengimi ose mosbashkëpunimi i subjektit zgjedhor me audituesin e KQZ-së dënohet me një gjobë nga 2 000 000 deri 3 000 000 lekë, si dhe me pezullim të financimit publik të partisë politike për deri në 5 vjet.
- Mosparaqitja e një raporti financiar për fushatën brenda afatit ligjor dënohet me një gjobë prej 2 000 000 lekë. Paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara të miratuara nga KQZ-ja dënohet me gjobë prej 500 000 deri 1 000 000 lekë.
- Fondet jopublike të përftuara nga një parti politike, identiteti i dhuruesit të të cilave nuk dihet ose nuk përcaktohet qartësisht, transferohen në llogarinë e KQZ-së. Moskalimi çon në konfiskimin e fondeve të marra dhe në një gjobë të barabartë me shumën e fondeve të marra.
5.Pranimi i fondeve private më vlerë më të madhe se 30 mijë lekë dhe kur transaksioni nuk është bërë përmes llogarive bankare dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe në kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së.
- Pranimi i fondeve nga donatorë të ndaluar siç specifikohet në nenin 89.3 dënohet me kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së dhe me një gjobë të barabartë me dyfishin e shumës së fondeve të marra.
- Shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor dënohet me një gjobë prej 5 000 000 lekë ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë.
Neni —
Neni 175 rifomulohet si vijon:
“Neni 175
Sanksionet për mosrespektim të barazisë gjinore
Mospërmbushja nga subjekti zgjedhor i detyrimit të parashikuar në pikën 6 të nenit 67 të këtij Kodi pasjell refuzimin e listës shumëemërore për t’u rregjistruar në KQZ ose sipas rastit për zgjedhjet vendore në KZAZ.”
Neni —
Neni 179 ndryshohet si vijon:
“Neni 179
Plani i veprimit për shtrirjen e teknologjisë në shkallë vendi
- Jo më vonë se tre muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të radhës, KQZ-ja vendos nisjen e procedurave për fazën pasardhëse të shtrirjes së teknologjisë në zgjedhje, duke përcaktuar, në konsultim me partitë politike me përfaqësim të përhershëm në KQZ dhe pasi ka marrë edhe opinionin e subjekteve të tjera të interesuara, shtrirjen territoriale të teknologjisë për fazën pasardhëse.
- Vendimi përcakton zonat zgjedhore që do përfshihen në proces dhe llojin e teknologjisë që do prokurohet për to. Në çdo rast shtrirja e teknologjisë nuk mund të mbulojë më pak se njëzet për qind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit të planit të veprimit.
- Financimi mbulohet nga buxheti i shtetit dhe fondi i planifikuar në vendimin e saj i jepet KQZ-së automatikisht në buxhetin e vitit të parë pasardhës.”
Neni —
Neni 179/1 ndryshohet si vijon:
“Neni 179/1
Masat për futjen e teknologjisë në zgjedhjet e vitit 2019
Ngarkohet KQZ-ja që, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme, drejtorinë që mbulon bazën e të dhënave të gjendjes civile, si dhe me Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të projektojnë dhe zbatojnë masat për futjen e teknologjisë për identifikimin biometrik të votuesve në territorin e Qarkut_____________ dhe të teknologjisë për votimin dhe numërimin me dhe nëpërmjet pajisjeve në territorin e bashkisë____________, në përputhje me kushtet, krieteret, rregullat dhe garancitë e përcaktuara në këtë ligj.”
Neni —
Në nenin 184, pika 3 ndryshohet si vijon:
“3. Ngarkohet KQZ-ja që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore për krijimin dhe funksionimine Qendrës së Trainimeve të Administratorëve Zgjedhorë, si dhe të hapë procesin e aplikimeve për administrator zgjedhorëduke siguruar trainimin e tyre në kohë para datës së zhvillimit të zgjedhjeve vendore në vitin 2019.
Këshilli i Ministrave brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji ialokon KQZ-së fondet e nevojshme buxhetore për këtë qëllim,si dhe i siguron ambientet ku do të ushtrojë veprimtarinë Qendra e Trainimeve të Administratorëve Zgjedhorë.”
Neni —
Dispozitë Kalimtare
- Në datën e miratimit tëkëtij ligji, Kuvendi ngre njëkohësisht edhe Komisionin e Posacëm për Reformën Politike me qëllim përgatitjen e ligjit të ri për partitë politike, ligjit për financimin e partive politikë në periudhë normale dhe gjatë periudhës zgjedhore, ligjin për referndumet e përgjithshme dhe referendumet vendore.
- Dispozitat e këtij Kodi në lidhje me finacimin e zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore humbasin fuqinë juridike ditën e miratimit të ligjit të ri për financimin e partive politike.
- Komisioni i Posacëmi Kuvendit i ngritur sipas pikës 1 të këtij neni, ka në objekt të veprimtarisë së tij edhe shqyrtimin e sistemit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë dhe hartimin e rekomandimeve për Kuvendin në lidhje me të.
Neni —
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kryetar
Gramoz RUÇI
SHËNIM:
Pranimi i këtyre amendamenteve kërkon një redaktim të kujdeshëm të të gjithë neneve të tjera dhe terminologjisë që përdoret në Kodin Zgjedhor.
Në këto amendamente nuk janë pasqyruar reflektimet me nje natyre tëknike të vërjetjeve të raporteve të ODIHR si psh zgjedhësit mbi 100 vjec, etj
[1] Në pikën 8 të nenit 2 dhe kudo tjetër në ligj duhet të reflektohet emërtimi i ri, nëse pranohet ky formulim. Kjo do kërkojë rritjen e numrit të amendamenteve dhe/ose shtesa në amendamentet vijuese. Amendamentet do të kishin qëllim vetëm ndryshimin e terminologjisë, prandaj nuk janë pjesë e këtij materiali.
[2] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Partia kryesore e shumicës parlamentare”: Partia që në koalicionin qeveritar ka numrin më të madh të mandateve parlamentare. Në rast se këtij përkufizimi i përgjigjen dy ose më shumë parti të koalicionit qeveritar, atëherë partia kryesore e shumicës parlamentare do të quhet partia që ka Kryeministrin.
[3] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Partia kryesore e opozitës parlamentare”: Partia që jashtë koalicionit qeveritar ka numrin më të madh të mandateve parlamentare. Në rast se këtij përkufizimi i përgjigjen dy ose më shumë parti jashtë koalicionit qeveritar, atëherë partia kryesore e opozitës parlamentare do të caktohet me short nga KQZ-ja.
[4] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Partia e dytë e shumicës parlamentare”: Partia që në koalicionin qeveritar radhitet e dyta për nga numri i mandateve parlamentare. Në rast se këtij përkufizimi i përgjigjen dy ose më shumë parti të koalicionit qeveritar, atëherë partia e dytë e shumicës parlamentare do të caktohet me short nga KQZ-ja.
[5] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Partia e dytë e opozitës parlamentare”: Partia që jashtë koalicionit qeveritar radhitet e dyta për nga numri i mandateve parlamentare. Në rast se këtij përkufizimi i përgjigjen dy ose më shumë parti jashtë koalicionit qeveritar, atëherë partia e dytë e opozitës parlamentare do të caktohet me short nga KQZ-ja.
[6] Kush do ishte penaliteti për këtë sjellje?
[7] Sigurimet shoqërore janë sqaruar me këtë formulim apo duhet shkruar më shumë?
[8] Në pikën 6 të nenit 2 dhe kudo tjetër në ligj duhet të reflektohet emërtimi i ri, nëse pranohet ky formulim. Kjo do kërkojë rritjen e numrit të amendamenteve dhe/ose shtesa në amendamentet vijuese. Amendamentet do të kishin qëllim vetëm ndryshimin e terminologjisë, prandaj nuk janë pjesë e këtij materiali.
[9] në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “identifikimi manualisht”: identifikimi nëpërmjet verifikimit të të dhënave nga dokumenti i identifikimit me të dhënat nga kopja e listës së zgjedhësve që administrohet nga NJAV-i, si dhe “Votim manualisht”: votimi i materializuar në letër, në formën e fletës së votimit, sipas formatit të miratuar nga KQZ-ja.
[10] në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Qartësimi për votim”: procedura e verifikimit të të dhënave identifikuese dhe personale të zgjedhësve nga strukturat e ngarkuara ligjërisht me këtë detyrë, përpara se zgjedhësi të lejohet të votojë ose përpara se t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i votimit, sipas procedurës korresponduese për votimin që po kryen.
[11] në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “identifikimi elektronik”: identifikimi nëpërmjet verifikimin e të dhënave të identitetit të votuesve mbi bazën leximit të të dhënave biometrike dhe përqasjes së tyre me bazën elektronike të të dhënave për listën e zgjedhësve të qendrës së votimit, si dhe “Votim elektronik”: votimi i materializuar si informacion, i regjistruar dhe ruajtur në pajisjet apo sistemet e teknologjisë së informacionit, pavarësisht nëse është dubluar ose jo në letër.
[12] Pranimi i këtij neni passjell shfuqizimin e dispozitave që kanë lidhje me formimin grupeve të numërimit.
[13] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Qartësimi për votim”: procedura e verifikimit të të dhënave identifikuese dhe personale të zgjedhësve nga strukturat e ngarkuara ligjërisht me këtë detyrë, përpara se zgjedhësi të lejohet të votojë ose përpara se t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i votimit, sipas procedurës korresponduese për votimin që po kryen.
[14] Në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Votim manualisht”: votimi i materializuar në letër, në formën e fletës së votimit, sipas formatit të miratuar nga KQZ-ja.
[15] në nenin e përkufizimeve duhet përkufizuar koncepti “Votim elektronik”: votimi i materializuar si informacion, i regjistruar dhe ruajtur në pajisjet apo sistemet e teknologjisë së informacionit, pavarërsisht nëse është dubluar ose jo në letër.