07:40 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, United zgjedh trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën

13:48 | 19/12/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas shkarkimit të Jose Mourinhos, United zgjedh trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën

Pas shkarkimit të Jose Mourinho që u festua nga disa lojtarë me Pogba në krye, Manchester United zgjodhi trajnerin që do ta drejtojë deri në fund të sezonit dhe bëhet fjalë për Ole Gunnar Solskjaer, gjë që bëri që të bien menjëherë hipotezat që flisnin për caktimin e Michael Carrick në këtë detyrë.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se tifozët e Manchester United e mësuan lajmin fillimisht nga kryeministrja norvegjeze Erna Solberg që zbuloi gjithçka nëpërmjet një postimi në Titter.

“Sot është një ditë e madhe për futbollin norvegjez. paç fat në stolin e Djajve të Kuq, Solskjaer”, shkruante Erna Solberg në postimin e saj, të cilin e fshiu për ta ripublikuar më vonë pas zyrtarizimit të lajmit nga ana e manchester United nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në këtë komunikatë, Manchester United bëri të ditur se Solskjaer do të marrë menjëherë detyrën e ti dhe do të qëndrojë në drejtimin e skuadrës deri në momentin që klubi të përcaktojë trajnerin e ri. Solskjaer do të ketë si asistentë të tij Mike Phelan, Michael Carrick dhe Kieran McKenna.

Solskjaer ka luajtur me fanelën e Manchester United në periudhën 1996-2007 duke u aktivizuar në 366 ndeshje me 126 gola të shënuara. në vitin 2008 ai u bë trajneri si skuadrës rezervë të Manchester United përpara se të merrte drejtimin e Moldes në Norvegji.

Ndërkaq, drejtuesit e Manchester United po punojnë për gjetjen e trajnerit që do të marrë vendin e Solskjaer sezonin e ardhshëm. për momentin kandidatët kryesorë për t’u ulur në stolin e Djajve të Kuq janë Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino, ndërkohë që po përmenden edhe emrat e Antonio Contes e Massimiliano Allegrit.

Pas

Euro nuk po ndal rënien, shënon rekord të ri. Me sa u këmbye sot

Para

Ishte në kërkim për ndërtim pa leje dhe shkatërrim të pronës me zjarr, arrestohet 46-vjeçari

Para
Ishte në kërkim për ndërtim pa leje dhe shkatërrim të pronës me zjarr, arrestohet 46-vjeçari

Ishte në kërkim për ndërtim pa leje dhe shkatërrim të pronës me zjarr, arrestohet 46-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Teksas: mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, mes viktimave dhe fëmijë

SHBA heq HTS-në nga lista e organizative terroriste pas rrëzimit të assadit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër, shoferi i taksisë në gjendje kritike

1,400 të vdekur dhe një ish-kryeministre në gjyq: Bangladeshi kërkon drejtësi

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.