18:29 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pse na tregojnë llogje në vend të llogarive? A ka ministër ekonomie ky vend?

14:24 | 19/12/2018
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Fuga reagon për protestën e studentëve: Ky shans nuk duhet humbur

Nga Artan Fuga

A ka ministër ekonomie ky vend apo jo?

A ka komision parlamentar ekonomie?

A ka borde financiare?

A ka departament ekonomie opozita?

Kërkoj prej muajsh transparencë dhe nuk e gjej!

E dinë miqtë e mi senatorë në Universitetin e Tiranës.

A mund të më ndihmojë njeri?

Ndonjë deputet, ndonjë ministër, ndonjë gazetar, a ndonjë kryetar partie opozitare?

Kam dëgjuar se :

  1. Për kampusin universitar që gjoja do të ngrihej në Tiranë, dhe që për mua nuk duhet kurrë të ngrihet në formën e një korpusi gjigandoman që fsheh abuzime, më thonë se Universiteti i Tiranës paska paguar për projektimin shuma marramendëse. Ndërkaq që ka vite që as bëhet fjalë për kampus!

Eshtë e vërtetë dhe sa ka qenë kjo shumë dhe kush e ka marrë këtë vendim, dhe kujt i është paguar e përse parapaguar?

Eshtë e vërtetë apo jo? Do të doja mos ishte se poqese është atëhere ka rënë tërmet.

  1. Terrenet sportive të Universitetit të Tiranës i ka marrë Bashkia e Tiranës dhe i ka nxjerrë krejtësisht nga funksioni që kanë pasur.

Eshtë e vërtetë? Kush e ka dhënë atë urdhër, kush e ka pranuar këtë gjë, kush i merr paratë nga përdorimi i atyre terreneve sportive jo për funksionin e tyre por për parkingje a ku e di unë se cfarë tjetër?

  1. Thonë që megjithëse kemi një agjenci akreditimi që e paguajnë familjet e studentëve sa frëngu pulën, erdhi një agjenci angleze, e lodhur dhe e plakur, që na e bëri si deshi! Ndonëse zotërinjtë shumë të lodhur nuk dinin asnjë fjalë shqip!

Thonë që nga xhepat e studentëve fluturuan të tjera miliona e dhjetra miliona!

Mund ta dimë sa u pagua, kush i pagoi, dhe kush e vuri cmimin e këtij shërbimi që po na rezulton një fiasko e plotë!

  1. Thonë që konviktet i ka marrë në administrim a pronësi Bashkia Tiranë. A ka ndokush ndonjë ide sesa janë fitiumet që merren nga dhënia me qira e dhomave dhe se çfarë do Bashkia Tiranë që u bie në qafë universiteteve duke u marrë shërbimeve universitare një burim të ardhurash?

Di njeri përsa më sipër?

  1. Studentët kanë në programet universitare gjuhë të huaj. Megjithatë në nivel masteri më thuhet se atyre u kërkohet të japin provime në agjenci private.

Di njeri kush e ka marrë këtë urdhër? Përse nuk njihet diplioma universitare me provimin përkatës?

Sa parà kanë qarkulluar në vit dhe kush i merr këto para?

  1. Ka vite që shkollat doktorale nuk funksionojnë?

A ka ndokush një informacion sa është fitimi i munguar i universiteteve publike nga kjo mbyllje dhe ky mosfunksionim?

Kush e mban përgjegjësinë për këtë fitim të munguar që duhet të ketë arritur qindra milionë lekë në vit?

  1. Bibliotekë për studentët nuk ka.

A mundet dikush të llogarisi sesa lekë shkojnë në xhepat e privatëve që komandojnë ministren e kulturës direkt nga xhepat e studentëve për të blerë libra që duhen si buka e uji, por që nuk gjenden në biblioteka?

Sa lekë në vit, sa miliarda shkojnë në xhepat e privatëve për shërbim të universiteteve publike?

A ka ministër të ekonomisë ky vend apo jo?

A ka borde ky vend apo jo?

Pse na tregojnë llogje në vend të llogarive?

 

Pas

E fundit/ Familja me 5 anëtarë kërcënon se do hidhet nga pallati

Para

VIDEO/ Ramës i “nxihet” jeta në Vlorë, studentët e përcjellin me vërshëllima

Para
VIDEO/ Ramës i “nxihet” jeta në Vlorë, studentët e përcjellin me vërshëllima

VIDEO/ Ramës i “nxihet” jeta në Vlorë, studentët e përcjellin me vërshëllima

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kodi i ri penal, burg kush bën komente kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dënohen edhe gazetarët që publikojnë të dhëna sekrete

Mbytet në det një turiste çeke në plazhin e Qerretit

Zjarri në Delvinë, policia ka nisur evakuimin e banorëve të fshatit Kalasë

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.