Pas letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me arritjen e një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, ka ardhur dhe reagimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ai ka thënë se nuk pajtohet plotësisht me të gjitha ato që janë thënë në letër, megjithatë thotë se nuk mendon se Serbia dhe Kosova janë afër arritjes së një marrëveshje.
“Letra e Trumpit flet për tri gjera. Së pari SHBA është e interesuar për të zgjidhur problemin e Kosovës, përmes një lloj kompromisi. Së dyti ajo përfshinë Trumpin për herë të parë dhe të qartë në këtë çështje, dhe e treta, do të thotë që kemi hyrë në fazën përfundimtare, gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem plotësisht”, ka thënë presidenti serb, shkruan B92.
“Unë nuk mund të pajtohem me atë fakt, dhe mendoj se nuk jemi afër gjetjes së një zgjidhje, por më duket mua se SHBA-ja po tregon më shumë interes për të gjetur një zgjidhje. Është e mundur dhe duket erale, por nuk mendoj se është e lehtë dhe e thjeshtë, por nuk kemi ndonjë alternativë tjetër”, ka thënë presidenti ser, Vuçiç.(B.H/Faxweb)