Ditën e sotme seanca e Kuvendit u përfshi nga debate ku nuk munguan dhe incidentet fizike.
Gjakrat në Kuvend u nxehën në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, dhe provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura. Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
Në një video të publikuar nga deputeti PS-së Taulant Balla, duket deputeti i PD-së Endri Hasa, i cili thërritet nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të marrë nga xhepi i xhupit vezët për të qëlluar kryeministrin.
Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft reagime me humor në rrjetet sociale, ku me memë të ndryshme qyetarët kanë thumbuar dhe maxhorancën dhe opozitë.
(M.Q/Faxweb.al)