Protesta e jelekverdhëve në francë vijon ende dhe për pasojë edhe numri i persona që kanë humbur jetën gjatë demostratave të dhunshme ka shkuar në 9-të, sipas një njoftimi të qeverisë franceze ditën e sotme.
“Ka pasur një të vdekur të nëntë këtë mëngjes në Agen. Ishte një ‘jelekverdhë’ që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë,”-tha për gazetarët Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner.
Zyrtarët lokale raportuan se viktima e fundit, është një burrë rreth moshës 60-vjeçare, i cili u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.
Shumica e vdekjeve të protestuesve ka ndodhur si pasojë e aksidenteve rrugore, pasi ‘jelekverdhët’ bllokuan rrethrrotullimet e automjeteve dhe dëmtuan autostradat.
Protesta e qytetarëve francezë ka nisur në mes të nëntorit dhe zhvillohet kundër rritjes së taksave të karburantit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)