Kryeministri Rama ka vazhduar takimet e tij nëpër universitete. Në këto momente Rama po mban takim me pedagogët dhe studentë të fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Njëri nga studentët që bëri pyetje u ankua për mënyrën e administrimit të universiteteve. “Nuk e dimë se ku shkojnë lekët tona”,k u shpreh ai. Por pas tij kryeministri mori fjalën dhe u shpreh se kjo që kërkonin studentët nuk ishte as tek tetë pikat që kanë shtruar studentët. Në këtë moment disa studentë ngritën zërin dhe u shprehën se ndër tetë pikat është dhe transparenca. Por Rama duke tentuar të vërë rregull ngriti tonin duke u bërë thirrje studentëve që ta dëgjonin.
Studenti: Vonë fare kemi marrë vesh se shkolla jona paska administrator, nuk dimë se ku shkojnë lekët tona.
Rama: Kjo nuk ëhstë as tek tetë pikat
Studentët: Është tek transparenca
Rama: Si do ta bëjmë, me radhë apo si stadium, stadium e doni? Kam gjithë keqardhjen time për faktin që e konceptoni këtë por nuk është trimëri. S’ësht e thënë që të jemi dakord të gjitha, por duhet të dëgjohemi.
Kështu që më lini të mbaroj unë pastaj fjalën ju prap e keni të thoni të kundërtën.
Transparenca është tek 8 pikat por shqetësimet e këtij universiteti dhe universiteteve të tjera nuk janë tek 8 pikat.
Ashtu si në Vlorë kryeministri u shpreh se mungesën e edukates nuk e toleron, duke u bërë thirrje studentëve që të mos lënë “kokrrën e namit si kolegët e tyre në universitete të tjera”, duke nënkuptuar atë që ndodhi dje në Vlorë.
(B.H/FAXWEB)