13:00 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokatja: Rama po gabon jashtëzakonisht shumë me studentët, “tenxherja me presion” ende nuk ka shpërthyer

22:26 | 20/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokatja: Rama po gabon jashtëzakonisht shumë me studentët, “tenxherja me presion” ende nuk ka shpërthyer

E ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” avokatja Enida Bozheku ka folur rreth protestës së studentëve që vazhdon tashmë prej dy javësh për plotësimin e kërkesave të tyre.

Bozheku ka thënë se protestën e studentëve e shikon si një “tenxhere me presion” që akoma nuk ka shpërthyer, duke shtuar se ajo do dëshironte që mllefin ndaj keqqeverisjes njerëzit të mos e shprehin në ‘Facebook’ por në sheshe.

“Protesta e studentëve është një tenxhere me presion por që nu ka arritur pikën e vlimit”, u shpreh Bozheku.

E pyetur nga Xhaxhiu se përse ata nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama, ajo tha se studentët kanë të drejtë pasi tashmë jemi lodhur me demagogji pas 6 vitesh.

“Kam parë frymë të bashkuar studentësh, pse thonë jo? Po kanë të drejtë, se ne kemi 6 vjet që dëgjojmë demagogji të shprehur me art që edhe Aristoreli do e kishte zili. Çfarë ka për të dialoguar, kërkesat janë aty, bëhet, s’bëhet”, u shpreh avokatja.

Bozheku tha gjithashtu se studentët na kanë mësuar si të protestojmë.

“Mendoj që kanë dhënë një qasje ndryshe e asaj që është protesta e një vendi që aspiron të jetë europian. Ata u bashkuan dhe protstuan për diçka të drejtë”, u shpreh ajo.

Në lidhje me qasjen e kryeministrit Rama ndaj tyre, avokatja theksoi se është totalisht e gabuar pasi ai po i përçmon dhe fyen ata.

“Kjo qasje, kjo lloj fyerje që u bëhet studentëve, të abuzosh në këtë lloj mënyre, me këtë ironi, sikur këta janë dele, kur këto janë pjesa më e informuar e shoqërisë. Zoti Rama gabon jashtëzakonisht shumë në këtë qasje arrogantë dhe përçmuese ndaj tyre”, deklaroi Enida Bozheku.

Duke para dhe veprimin e opozitës ditën e sotme që shkoi në Kuvend, ajo tha se opozita nëse do i donte të mirën popullit do duhej të digjte mandatet.

“Nëse i do të mirën popullit, digji mandatet”, u shpreh ndër të tjera ajo.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Enida Bozheku
Pas

“Është çmendur”, Ngjela: Ramë ziu është i ndërkryer se e di që e pret burgu

Para

“Nuk më ka bindur kurrë në mënyrë kaq spektakolare”, Nano shpërthen ndaj Ramës: Dukej i droguar, më vjen turp…

Para
“Nuk më ka bindur kurrë në mënyrë kaq spektakolare”, Nano shpërthen ndaj Ramës: Dukej i droguar, më vjen turp…

“Nuk më ka bindur kurrë në mënyrë kaq spektakolare”, Nano shpërthen ndaj Ramës: Dukej i droguar, më vjen turp…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

Reagon Ilir Meta pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.