Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, ka dalë në një konferencë për shtyp ku teksa bërë një përmbledhje të punës së Bankës së Shqipërisë, u ndal edhe tek norma bazë e interesit.
Sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, për të paktën deri në 3 mujorin e dytë të 2019.
Gjatë një konference për shtyp, Guvernatori tregoi disa nga vendimmarrjet e politikës monetare. Po ashtu Sejko tha se rritja e ekonomisë për vitin 2018 është e kënaqshme.
“Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive. Rritja e normës bazë të interesit s’do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit. Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme”, -tha Sejko, ndërsa shtoi se raporti i kredive të këqija gjatë vitit 2018 u ul ndjeshëm, ndërsa në muajin nëntor zbriti në 12.7%.
(B.B/ Faxweb.al)