Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe sot ,duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Ata ashtu siç kanë bërë prej 56 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në mbështetje të banorëve është dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në fjalën e tij Basha, u shpreh se qendresa e këtyre banorëve, bëri që të ndalonin prishjen e banesave të tyre si dhe ndali projektin abuziv te Unaza e Re.
Më tej Basha deklaroi se duhet të shembet ky sistem dhe të ndalet qeverisja e me oligarkët, pasi sipas tij ky sistem po grabit dhe vjedh shqiptarët.
“Dua të përshendes nga zemra qendrestarët e Unazës së Re. Nëse këto qytetarë nuk do të kishin qendruar natyrisht dhe me mbështejen e partive opozitare, sot do të ishin përballë gërmadhave të shtëpisë së tyre. Kjo protestë ndali rrëzimin e shtëpive të tyre, ndali projektin korruptiv. Edi Rama nuk qeveris me kushtetutë, qeveris me krimin. Këto janë njerëz të thjeshtë, por forca e bashkimit të tyre i mbrojti shtëpitë. Mësimi i protestës së studentëve tregon se qytetarët e kanë forcën të largojnë këtë qeveri të bandës së Edi Ramës. Natyrisht dhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim këtë sistem, që kurrë më në paradhomën e kryeministrisë të mos bëhen pazare me oligarkët. E vetmja rrugë për ta shembur këtë sistem politik është rruga e qendresës dhe rruga e bashkimit. Rruga për ti kthyer Shqipërinë shqiptarëve, është rruga për të çmontuar këtë mekanizëm që ka vjedhur dhe ka grabitur shqiptarët dhe për tu rikthyer atyre demokracinë. Mund ta themi me gojën plot, kjo protestë është kthyer në shpresën e çdo shqiptari për një ndryshim të madh. Dhe ky ndryshim do të vijë.”- u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb.al)
Duhet duhet duhet. Ka disa vite qe te njejtin refren degjojme. Po si mendon ta rrezosh? Ti ne momentin e pare qe qytetaret revoltohen, thua qe mos, nuk ben te shkaktojme dhune! Po si do e rrezosh Ramen ti? Si do i mbrosh qytetaret nga vjedhja ti nese nuk revoltohemi dhe t’ua tregojme vendin qelbesirave dhe krimineleve? Si cdo shqiptar, edhe une kam dyshime te forta qe ti je thjesht nje vasal i Rames dhe asgje me teper…