Ndryshe nga sa pritej, Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi me drejtuesit e policisë së shtetit foli mbi ndalimin e lojrave të fatit dhe punën e policisë së shtetit, por asnjë fjalë për ngjarjen në Elbasan. Takimi i ministrit me drejtuesit e policisë vjen një ditë pas atentatit mafioz në Elbasan, ku mbetën të vdekur tre persona, ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende një deklaratë të qartë për ngjarjen.
“Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit.
Policia e shtetit është e ngarkuar drejtë për drejt për zabtimin e këtij ligji. Ky ishte mesazhi kyç që doja të përcillja për ju dhe për publikun.
Ju falenderoj të gjithëve për rezultatet e larta që keni sjellë në luftën kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit të narkotikëve. Ka fituar një respekt të madh pë rpolicisë së shtetit. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri dhe sukese në punë.”- u shpreh Lleshaj.
Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.
Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.
(M.Q/Faxweb.al)