Ish-oficeri i anti-drogës në Policinë e Shtetit, Dritan Zagani me anë të një statusi në facebook, i është drejtuar Ministrit të Brendshëm, duke thëne se, pasi bëri një muaj në detyrë duhet të ketë kuptuar se politika në Shqipëri nuk është punë për njerëz të lexuar por për horra në pabesi të sprovuar.
Duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një video ku presidenti Meta, dekreton Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, Zagani shkruan:
“Tallja 2 javore por me figurë mbrëmjen e dekretimit kishte shumë motive nën rrogoz e një nga ato motive ishte fyerja e dinjitetit”.
Sipas Zaganit ministri ka 3 alternativa për të zgjedhur.
Postimi i plotë:
Ato qe nuk shihen ne TV
Ministri Brendshem Sandër Lleshi pasi beri nje muaj ne detyre duhet te kete kuptuar se politika ne Shqiperi nuk eshte pune per njerez te lexuar por per horra ne pabesi te sprovuar!
Tallja 2 javore por me figure mbremien e dekretimit kishte shum motive nen rrogoz e nje nga ato motive ishte fyerja e dinjitetit.
Te jape doreheqjen apo te qendroje eshte ne zgjedhjen e tije, por ju kujtoj se edhe po te ishe mbinjeri nuk do te ndryshoje as edhe nje presje, eshte nje tallje aq afat gjate sa kur nje shkrues nga me te miret e historise se gjuhes shqipe u pyet disa here nga Ramiz Alia ai Ismail Kadare u pergjigj se nuk merrte vesh nga keto pune?!?
Alternativa ka tre:
1) Te rri firmos e vulos çfar te dirigjon lideri.
2) Te rri e punoj fort si askush me pare se edhe po te doje nuk e shkarkon dot pas talljes me dekretimin.
3) Te jap doreheqjen e gjej alternativ tjeter punesimi sepse tashme nuk je as gjeneral!
(F.GJ/FAXWEB.AL)