Ermal Mamaqi ka postuar ditën e sotme në faqen e tij në Instagram, një video ku ka prezantuar si të ftuar në emisionin e tij kryeministrin Edi Rama.
Video në të cilën kryeministri shfaqet në momente të ndryshme të ditës në shtrat, në zyrë, në dush ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale.
Aktivisti Besjan Pesha në një postim në Facebook ka ironizuar Ramën duke thënë se kush i thotë të vërteën bëhet agresiv.
“Plaku në foto ka humbur sot në drekë. Kush e gjen është i lutur ta dorëzojë te familjarët.
Kujdes!
Hiqet si KM dhe bëhet agresiv kur i thua të vërtetën.
Ps: ???”- shkruan Pesha.
Pamjet nga dushi, rrjeti ‘masakron’ Ramën: Kur kupton se të ka rënë sapuni!
(M.Q/Faxweb.al)