Eva Murati mbetet një nga vajzat më të pëlqyera të publikut dhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale, sidomos për jetën private.
Moderatorja ka rënë në sy gjithmonë për bukurinë të cilën mesa duket e ka trashëguar nga e ëma.
Eva ka postuar sot në Instagram një foto ku shfaqet krah të ëmës në ambientet e shtëpisë, me kapuçin e babagjyshit.
“Shoqja më e mirë në botë”, shkruan Eva për të ëmën në foton ku nuk kanë munguar komplimentat e shumta dhe komentet për faktin që nënë e bijë ngjajnë si dy pika uji.