Megjithëse më të paktë në numër studentët në universitetet e rretheve kanë vijuar sërish bojkotimin e mësimit për të protestuar.
Në qytetin e Korçës studentët kanë sfiduar tempertaurat deri në -19 gradë dhe kanë bojkotuar mësimin duke protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre.Ndërkohë një pjesë e studentëve janë futur në mësim.
Po ashtu dhe në universitetin e Elbasanit një pjesë e studentëve kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë.
Por disa student kanë preferuar që ti japin fund bojkotit duke marrë pjesë në mësim, pasi i druhen zgjatjes së vitit akademik dhe kanë frikë për përsëritjen e të gjithë vitit.
Po ashtu ndërmjet studentëve të Elbasanit dhe pedagogëve të departamentit të Letërsisë ka pasur një takim konsultativ. Bëhet e ditur se studentët janë pyetur për mënyrën sesi do të vijojë protesta për shkak të hartimit të një plani nga ana e tyre.
Nuk ka pasur shtysë nga ana e pedagogëve të ndërpresin protestën apo të rikthehen në mësim.
(M.Q/Faxweb.al)