Pas lajmit të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhej se “DH Albania” ishte favorizuar nga institucionet shtetërore, ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Agron Shehaj, sheh si përgjegjës për të gjithë këtë kryeministrin e vendit Edi Rama.
Sipas tij: “Tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, por bëjnë sikur nuk e dinë: Afera korruptive e DH Albania ka patur urdhërues dhe përfitues direkt Kryeministrin Rama. Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheheshin” si me magji në të njejtën kohë nga një 26 vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me biznesin apo investimet”.
(B.B/ Faxweb.al)