Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë nxjerrë jashtë ambienteve të fakultetit forcat policore të cilat kanë mbërritur aty që në mëngjes herët. Në videon e postuar në faqen në FB Për Universitetin duket momenti kur një nga forecat e policisë detyrohet të dalë jashtë pas thirrjeve të shumta të studentëve kundër forcave policore tëpranishme në ambientet e FSHN.
” Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë nxjerrë jashtë ambienteve universitare forcat e policisë që qëndronin aty duke shkelur ligjin, në përpjekje për të trembur dhe intimiduar studentët.
Policia jashtë! Universiteti është i universitarëve!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!”, shkruhet në postimin që shoqëron videon.
Duhet theksuar se në Tiranë, studentët e Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave Sociale janë ngujuar në fakultetet e tyre duke bojkotuar tërëisht procesin mësimor