Gjatë mbrëmjen se djeshme në Qarkun e Dibrës temperaturat kanë shënuar -12 gradë në qytetin e Bulqizës. Mësohet se trashësia e borës është 70 cm si në Bulqize dhe Peshkopi brenda në qytet.
Ndërsa problem mbeten ngricat që jane prezente në rrugë. Edhe pse Bashkitë dhe prefektura thonë që situata është nën kontroll qindra banorë të fshatrave kanë të izoluar prej 4 ditësh.
Në zonat e thella të Qarkut të Dibres bora arrin deri në 2 metra. Rrugët rurale sipas banorëve janë të bllokuara. Problem janë 115 familje në Tërrnov e Madhe dhe Terrnov e Vogël që prej 10 ditësh janë të bllokuara, janë 1600 metra mbi nivelin e detit dhe trashesia e borës arrin deri në 2 metra në këto fshatra.
Rruga naconale Peshkopi-Tiranë në disa segmente kalohet me vështirësi pasi është prezenca e akullit në rrugë. Ka dhe mungesë të energjise elektrike në disa zona. OSHE po punon për rikthimin e saj.
Discussion about this post