Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa disa prej tyre qëndrojnë të ngujuar në Fakultetin e Juridikut dhe atë ekonomik, ku vijojnë prej ditës së enjte.
Studentët e Juridikut u shprehën për mikrofonin e Fax News, se situata mbrëmjen e kaluar ka qenë e qetë, ndërsa falënderuan Dekanin e këtij fakulteti, pasi sipas tyre ka mundësuar largimin e policisë private si dhe ka siguruar ngrohje me anë të kaldajave.
Ata u shprehën se protesta do të vijojë, ndërsa paralajmëruan se të hënën do të ketë një ngujim masiv.
Studentët nga ana tjetër, u bëjnë thirrje të gjithë kolegëve studentë që të bashkohen në këtë kauzë e të mos kenë frikë për humbjen e vitit, pasi sipas tyre viti nuk ka humbur as në vitin 1997, e jo më tani.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme: