Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pasi u shkarkua nga detyra në fund të të vitit të kaluar nga kryeministri Rama, ka zbritur në bazë aty ku edhe është deputet në qarkun e Shkodrës nga ku është takuar me strukturat e Partisë Socialiste.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje më zgjedhjet lokale, se a do të jetë emri i tij një kandidaturë e mundshme për kreun e Bashkisë së Shkodrës, ai u shpreh: “nuk kam asnjë ambicie lokale”.
Ndër të tjera Bushati shtoi: “Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur kandidatin”.
Sipas tij, PS po bën sondazhe me opinionin publik për të zgjedhur një kandidat fitues por dhe një grup këshilltarësh të mirë për bashkinë e cila momentalisht drejtohet nga Voltana Ademi dhe që vjen nga radhët e Partisë Demokratike.
Kujtojmë se kjo e fundit i fitoi zgjedhjet në vitin 2015 përkundrejt kandidates së Partisë Socialiste, Keti Bazhdari.
(F.GJ/FAXWEB.AL)