Mbrëmjen e djeshme, reperi shqiptar Seven Saraçi tregoi në një postim në Instagram se ishte lodhur nga vajzat e rrjeteve sociale dhe se kërkonte një gocë për shtëpi që të dinte të bënte pite.
“Modelet e Instagram-it janë të mbivlerësuara, dua një vajzë për shtëpi, me të pasme, që di të gatuajë mirë pite”, shkruante Seveni në postimin e tij.
Siç duket këtë postim e ka parë nëna e tij e cila ka reaguar menjëherë dhe i ka shkruar Sevenit duke shtuar disa kushte të tjera për nusen e ardhshme të reperit. “Eh, zemra e nënës sa i mirë je, ashtu duhet ta kesh gruan, që ta bën familjen mirë, jo të hash ushqim kinez, gruaja duhet të jetë e zgjuar, të ketë shkollë, të dijë të edukojë fëmijët e vetë”, i shkroi Vera me mesazh të birit.