Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar Berat Bezhala dhe Arjan Curri për të folur mbi situatën aktuale në vend. Gjatë intervistës, Buzhala ka folur mbi situatën që u krijua të enjten në Kuvend mes kryeministrit Rama dhe Sali Berishës, të cilët nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit.
“Gjuha e njejtë, cirk, e paprecedentë. Çfarë i hyjnë në punë këto publikut shqiptar? Që këto fjalë të bëhen në Kuvendin e Shqipërisë, është e pafalshme. Ku janë vlerat referuese të shoqërisë për shqiptarët? Jo, nuk kanë të drejtë ta ulin nivelin përpara publikut.
Ka mjete të mjaftueshme që ata të përdorin me njëri-tjetrin, por pse duhet t’i çosh në nivelin e telenovelave turke? Duhet të ketë një vijë ndarëse sepse të gjithë kanë impulse të vetat. Është mëkat”, tha Buzhala.
“Ka pasur një arsye që e ka shtyrë Ramën dhe Berishën të bëjnë konfliktin në Parlament?”, pyeti Arian Çani. “Mendoj se Rama ka qenë i mbushur, ka qenë i karikuar”, u shpreh Buzhala.
(E.K/FAXWEB.AL)