15:59 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, fatura e kripur për qera akomodimi dhe dreka e darka

10:38 | 02/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
670 milionë lekë për Samitin e Diasporës, fatura e kripur për qera akomodimi dhe dreka e darka

Samiti i Diasporës që pritet që të mbahet në datat 28 Shkurt deri në 2 Mars do ti kushtojë buxhetit të shtetit 66.972.800 milionë lekë të reja, një shifër kjo që është konsideruar mjaft e lartë nga ekspertë të eventeve. Në axhendën e këtij Samiti parashikohen udhëtime drejt Lezhës, si dhe dreka e darka për rreth 800 personat që janë të ftuar.

Ndërkohë që lidhur me këtë samit kanë refuzuar ftesën dy persona të njohur që janë alpinisti shqiptar që ngjiti majën e malit Everest Flori Haçkaj, si dhe pedagogu dhe shkrimtari Gazmend Kapllani.

Të dy ata e kanë konsideruar Samitin një farsë që nuk iu shërben shqiptarëve, ndërsa qeveria e përdor për të përfituar pikë nga qëndrimet nacionaliste. Për organizimin e këtij Samiti është caktuar një grup i posatshëm pune, i kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, V E N D O S I:

Drejtorisë së Shërbimeve qeveritare, në Buxhetin e vitit 2019, në zërin “Shërbime qeveritare”, i shtohet fondi prej 66 972 800 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e tetëqind) lekësh, brenda datës 31 janar 2019, për organizimin e Samitit të Dytë të Diasporës, që do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019 në Tiranë dhe Lezhë”, thuhet në vendimin e firmosur nga Edi Rama për caktimin e Buxhetit për këtë event.

Axhenda e Samitit treditor: 

Nga do të jenë 800 pjesëmarrësit që janë pjesë e takimit:

  • Gjermani 50 pjesëmarrës
  • Francë 20 pjesëmarrës
  • Itali 70 pjesëmarrës
  • Turqia 40 pjesëmarrës
  • SHBA 70 pjesëmarrës
  • Belgjikë 40 pjesëmarrës
  • Hollandë 15 pjesëmarrës
  • Mbretëria e Bashkuar 60 pjesëmarrë
  • Danimarka 30 pjesëmarrës
  • Greqia 100 pjesëmarrës
  • Spanja 10 pjesëmarës
  • Austria 35 pjesëmarrës
  • Finlanda 10 pjesëmarrës
  • Suedia 25 pjesëmarrës
  • Polonia 10 pjesëmarrës
  • Republika Çeke 10 pjesëmarës
  • Bullgaria 10 pjesëmarrës
  • Rumania 20 pjesëmarrës
  • Kroacia 20 pjesëmarrës
  • Kanada 50 pjesëmarrës
  • Australia 5 pjesëmarrës
  • Ukrahina 10 pjesëmarrës
  • Zvicra 30 pjesëmarrës
  • Argjentina 5 pjesëmarrës
  • Liban 5 pjesëmarrës

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dikur tallej me të tjerët, Sinan Hoxha pranon problemet e martesës: Ma ka bërë gruaja 8 me 2

Para

Pas aludimeve për Berishën, paralajmëron Ngjela: Kush do shpallet “non grata” nga Amerika

Para
Teoria e padëgjuar e Ngjelës: Arrestimet në Nikël kanë trembur Berishën, po vepron FBI

Pas aludimeve për Berishën, paralajmëron Ngjela: Kush do shpallet “non grata” nga Amerika

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.