Ka përfunduar mbledhja e asamblesë së studentëve dhe të pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Asmableja vendosi që protesta të zhvillohet me forma të tjera ndërkohë që studentët deklaruan se se do të vijojnë mësimin. Megjithastë ato u shprehen do të vijojnë të kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë, por në forma të tjera.
Prej ditësh pedagogët e FSHS të cilët kanë qenë në mbështetje të studentëve, duke bojkotuar mësimin, por dje ato vendosën që të ndërpresin grevën.
Pedagogët kanë kërkuar që të shfuqizohet Ligji për Arsimin e Lartë dhe mënyrën sesi do të vijojë protesta.
Discussion about this post