Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 për seancën e parë të gjykimit ndaj Kelment Balilit.
I cilesuari si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “trafik të lëndëve narkotikeve”, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.
Kujtojmë se Klement Balili u vetëdorëzua në polici, pikërisht gjatë momentit që dosja ishte dorëzuar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë
Avokatët mbrojtës të Balilit këmbëngulin se ndaj klientit të tyre nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg dhe për ta dënuar.
Në kërkesën për gjykim nga ana e prokurorisë thuhet se Klement Balili implikohet në trafikun e rreth 700 kilogramëve lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, të papërpunuar. Sipas organit të akuzës, në datën 6 maj 2016, dy skafistë u nisën nga brigjet e Sarandës për të transportuar me skafin “Vasilikis” ngarkesën e kanabisit.
Sipas dyshimeve, ata kanë komunikuar me Klement Balilin, i cili gjithashtu ka komunikuar edhe me një shtetas grek për mënyrën se si do të zbarkohej droga në Zakinthos. Autoritet greke thonë se, kanë identifikuar se numri me të cilin ka folur një prej skafistëve të arrestuar është i Klement Balilit.
Një fakt i tillë është kundërshtuar nga ky i fundit nëpërmjet avokatëve të tij.
(E.K/FAXWEB.AL)