Këtë të shtunë, një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Si Shën Valentini ai ka ngrënë një darkë romantike me gazetaren, nga ku ka rrëfyer dhe shumë gjëra që nuk i kishim ditur më parë për të.
Duke qenë se Lorenci po ngjit shumë shpejt shkallët e karrierës, është pyetur nëse përveç njerëzve që e komplimentojnë, ka dhe nga ata që flasin negativisht ose e shohin me inat.
“Olsi ka thënë bukur një gjë: Shqiptarët janë aq interesant sa ka arritur puna e thonë, kur u bë ky unë këtë e kam patur në klasë. ç’lidhje ka kjo!”
I pyetur nëse e besdiste kjo gjë, Lorenci ka thënë: “Janë ata tipat që në atë kohë që ne punonim për këtë ditë, ata hanin fara, dëgjonin këto këngët me makina me naçu dhe kujtonin se ishte jeta reale!”