Pas kërkesës së avokatit të Jaeld Çelës drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ankimoi zgjatjen e afateve të fundit të hetimeve që prokuroria ka bërë ndaj tij, gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës.
Seanca për anikimimin ndaj ish-shefit të policisë së Vlorës, i akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, është caktuar të zhvillohet me 14 shkurt.
Ndërkohë avokati i tij ka theksuar se kërkon kohë të njihet me provat. Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti, ndërsa Krimet e Rënda do të shqyrtojnë kërkesën e tij në datën 14 shkurt, pavarësisht se me 30 janar u caktua të jetë data e sotme.
Çela ndodhet prej rreth një viti ne arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest në burg” në mungesë në nëntor të 2017-ës, së bashku me ish-zyrtarin tjetër të policisë Gjergji Kohilën.
Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Discussion about this post