Ditën e sotme në Gjykatë po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kjo seancë u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi, sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.
Në prag të vendimit për Tahirin, dy fanse të tij janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të stampuara me portretin e Tahirit.