07:52 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministri justifikohet pas videoskandalit seksual: Policët nuk janë të Lleshajt, por…

19:20 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Videoskandali/ Komisioner i PS-së, kush ishte punonjësi i policisë i shkarkuar në 2008 për… (Detaje)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas videoskandalit seksual të publikuar nga mediet, ku efektivi i policisë Berhan Bajrakurti, shfaqej teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një të mitur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj justifikohet se policët nuk janë të tij, por të Shqipërisë, ndërsa vetë identifikohet me policët që e arrestuan.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.”, – shkruan Lleshaj.

Sipas Lleshajt, “Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij” .

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në twitter:

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

Por kujtojmë se çfarë ka thënë Lleshaj gjatë një interviste për emisionin “Opinion” pas marrjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm.

“Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.”, – shprehej Lleshaj.

Reagimi i sotëm i Ministrit të Brendshëm krahasuar me deklaratën e tij kur mori këtë post, rezulton si justifikim.

(B.B/ Faxweb.al)

Etiketa: Lleshaj justifikohetpolici video me minorenenShkodervideoskandali
Pas

“Është një antikonformist”, si e ‘justifikon’ Majko Ramën tek Zëri i Amerikës

Para

Blogeri i njohur denoncon me video: Kaq lehtë hiqet data e skadencës nga qumështi

Para
Blogeri i njohur denoncon me video: Kaq lehtë hiqet data e skadencës nga qumështi

Blogeri i njohur denoncon me video: Kaq lehtë hiqet data e skadencës nga qumështi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina: Koreja e Veriut do t’i dërgojë deri në 30 mijë ushtarë Rusisë

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Mbytet trageti në Indonezi, 4 të vdekur dhe 23 të shpëtuar

Sulm rus në portin e Odesës, pesë të plagosur, përfshirë dy fëmijë

Emine Erdogan kërkon ‘mbështetje më të fortë’ për Gazën nga bota e krishterë në takimin me Papa Leon

Izraeli kërkon sanksione ndaj Iranit pas pezullimit të bashkëpunimit me IAEA-n

Mijëra njerëz pa energji elektrike ndërsa reshjet dhe erërat e forta godasin Australinë juglindore

Indeksi/ Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë, nga fuqia e ulët blerëse

Mbetjet e dronit godasin një shtëpi në Rusi, viktima e të plagosur

Papa paralajmëron se Toka po “shkatërrohet” nga ndryshimet klimatike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.