Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbërritur mnëgjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe për ngjarjen shokuese që u publikua dje nga mediat ku një efektiv policie u filmua duke bërë veprime të turpshme përkundrejt një të miture.
Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se ministri Lleshaj është shoqëruar nga kryetari i bashkisë në Maliësin e Madhe Tonin Marinaj dhe drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar videon e arrestimit të Berhan Bajrakurtit, inspektorit të policisë në komunitet në zonën e Gruemirës në Malësinë e Madhe. Arrestimi i tij u bë pas publikimit të videos, ku ai bënte gjeste të turpshme nëpërmjet telefonit në drejtim të një të mitureje.
Ishte nëna e vajzës ajo që denoncoi fillimisht ngjarjen në media, pasi sipas saj denoncimi në Komisariatin e Koplikut, nuk i ishte marrë pas ndërhyrjes së Bajrakurtit.
Ndërkohë që Policia jep një tjetër version, duke thënë se për Bajrakurtin nuk ka pasur asnjë denoncim dhe indicia për vepra të ndryshme penale të kryer nga ai.
Njoftimi i policise:
Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shka
s nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale.
Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.