11:00 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Speciale e Fax News/ Inceneratori ‘vret’ banorët e Verrisë, fshati shpopullohet me shpejtësi: Presim të mbyllim sytë!

11:08 | 12/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Speciale e Fax News/ Inceneratori ‘vret’ banorët e Verrisë, fshati shpopullohet me shpejtësi: Presim të mbyllim sytë!

Fshati i Verrisë në Fier, i cili u bë i njohur për opinionin publik për ngritjen e një inceneratori për mbetjet urbane në këtë zonë, tashmë është kthyer në një fshat të braktisur. Të gjithë po largohen nga aty pasi humbën me protestat dhe peticionet e nënshkruara në kundërshti të ndërtimit të inceneratorit.

Banorët nuk shohin të ardhme pasi impianti i mbetjeve do të helmojë ajrin ujin dhe tokën. Kjo popullsi fermere dhe blegtore e sheh jetën të paralizuar këtu ndaj dhe shumë kanë marrë rrugët e emigrimit.

Edhe pse protestuan për ditë me radhë, qëndresa e banorëve nuk e arriti qëllimin për ta ndalur ndërtimin e inceneratorit pasi  cdo gjë ishte e vendosur nga lart. Tashmë në shtëpitë e Verrisë, ka nga 2 ose 3 persona, në mos disa banesa janë boshatisur tërësish.

Tashmë në Verri rruga është dhe më e amortizuar, ndërsa ka mjete  të tonazhit të rëndë të cilat çojnë materiale ndërtimi atje tej, në  mushkërinë e tokave të  Verrisë nga do të burojnë  të ardhura për qeverinë.

Gjatë gjithë rrugës që përshkron fshatin shohim dhe takojmë ndonjë banorë të moshës mbi 40 vjeç  sepse e gjithe rinia e familjet e reja kanë braktisur vendlindjen e  janë larguar jashtë vendit.

Përshkojmë rrugën në kembe përmes fshatit, ç’të shohësh.

Harresë, degradim. tym,  amortizim shtëpish, dyer të mbyllura  e porta të shtepive  që ju ka dalë ngjyra, mure të plasaritura, oborre e lulishte të lëna pa lule.

Tek ecim takojmë dhe na shoqëron kryeplaku i fshatit, Ndon Bualli , i cili tregon se cdo gjë u shua për se gjalli e iu fik jeta dhe e ardhmja e fëmijëve, të cilet po largohen nga gjiri i familjes. Ai tregon se si vetëm këtë fillim viti të 2019  janë larguar mbi  20 të rinj.

Në fshat kanë mbetur të moshuar me zemrën e thyer, që shprehen se tashmë presin vetëm të mbyllin sytë.

 ‘’Ç’të them, kur të ikin femijet cka mbeti për mua asgjë ….Po pres tashme  të mbyll sytë”, shprehet një prej banorëve.

 

Etiketa: Banoret e Verriseinceneratori shpopullohet Verriincineratori Fierit
Pas

Tenton ta joshë duke e propozuar si këshilltare, aktivistja e njohur sfidon ministren

Para

“Ç’qeveri batakçinjsh!”, Vasili akuza kryeministrit: Rama, pazar me makinat

Para
Vasili: Kryeministër lufto kriminelët, boll u zbythe me fjalime

“Ç’qeveri batakçinjsh!”, Vasili akuza kryeministrit: Rama, pazar me makinat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.