Teksa u vu në pranga nën akuzën se ka ngacmuar një të mitur, policia e shtetit edhe pse bëhet fjalë për një zonë të vogël si Malësia e Madhe,nuk po gjen dot denoncuesen e Berhan Bajrakurtit.
Burime të Faxweb.al bëjnë me dije se vetë inspektori Bajrakurti e ka pranuar ekzistencën e videos, ndërsa thotë se nuk ka ngacmuar njeri, po ka pasur një lidhje jashtëmartesore.
‘’Videon e kam bërë unë, kam pasur një lidhje tjetër, nuk kam ngacmuar asnjënjeri, aq më pak një minorene”, është shprehur Bajrakurti përpara policisë.
Kujtojmë se Bajrakurti ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa së fundi ishte bërë edhe gjysh. Ai u arrestua nga kolegët e tij, teksa ishte i veshur me uniformën e policisë së shtetit.
Ministri Lleshaj, i cili ishte sot në Malësinë e Madhe, tha se policia ishte në kërkim të denoncueses, e cila mbetet enigmë. (LEXO KËTU)
Ndërkohë që po për të njëjtin person ka pasur denoncime edhe nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili thotë se Bajrakurti është pushuar nga puna për të njëjtën shkak që është ngacmimi ndaj të miturave.
“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”, shkruante Salianji. (LEXO KËTU)

(E.K/FAXWEB.AL)