Gjatë një interviste në Televizioni Fax News për emisionin “Natë me Xhaxhiun”, pedagogu dhe aktivisti i njohur, Arlind Qorri u shpreh se studentët na treguan se janë aty dhe ato shpërthyen.
“Sigurisht që protesta si çdo tjetër e ka zgjatjen në kohë të kufizuar sepse ajo nuk mund të zgjaste gjithmonë. Por gjatë muajit janar, muaj të cilin studentët bojkotuan mësimin janë bërë diskutime me njëri-tjetrin dhe me pedagogët të cilat kanë qenë shumë të rëndësishme për transformimin e universiteteve diçka e cila besoj se do të ndodhë shumë shpejt.
Kërkesat e studentëve nuk janë pranuar të gjitha nga qeveria, ka pranuar kërkesa që do të realizohen sipas saj në kohë të caktuara por ajo nuk i ka pranuar të gjitha duke i premtuar si të përgjysmuara, dhe rasti është me uljen e tarifave të cilat studentët e kërkuan për Bachelorin dhe për Masterin ndërkohë që qeveria e zbriti vetëm për Bachelorin. Ajo protestë ishte aq e gjallë dhe e fuqishme sepse nuk komandohej nga dikush siç ndodh nga protestat politike të cilat janë të komanduara dhe të sforcuara.”, – u shpreh Qorri.
Ai paralajmëroi se në qoftë se nuk do të zbrapset për pezullimin e ligjit të arsimit të lartë do të mblidhen me mijëra firma dhe në fund do ta vndosë populli.
Ai foli edhe për problemet me të cilat ndeshin studentët gjatë jetës së përditshme akademike për të cilën tha se është mjaft e vështirë sepse studentët sipas tij në shumicën e rsteve janë të varfër, të papërfaqësuar dhe që punojnë ndërkohë që ndjekin studimet.
“Sa më e shtrenjtë të jetë shkolla aq më pak është meritokratike, sepse i bie të arsimohen vetëm të pasurit. Studentit i është hequr fuqia vendimarrëse dhe përfaqësuese, i është thënë se sa më shumë të paguash aq më shumë të jepët dhe kjo e kthen atë të ngjashëm me një klient. Në përgjithësi ata janë të varfër të cilët punojnë kamarierë, nëpër call centera diçka që i ka bërë ata të rriten përpara kohe. Gjysma e studentëve në vend janë të punësuar njëkohësisht që ndjekin shkollën. Ata kanë mësuar se shkollën e bëjnë kot sepse nuk kanë të siguruar një vend pune pas kryerjes së studimeve.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/390469658197556/
(F.GJ/FAXWEB.AL)