Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sipas Haxhiut të gjithë ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve janë të pashpirtë.
Pjesë nga biseda:
Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen e Kosovës.
Meço: Ka një qëndrim z.Rama për çështjen e ndarjes së Kosovës?
Haxhiu: Nuk ka! Me sa di unë nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di sepse nuk vlen asgjë.
Meço: Jeni shumë afër z.Rama. E këshilloni për kaq gjë për z.Thaçi?
Haxhiu: Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri. Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 mln arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.
(E.K/FAXWEB.AL)