Janë emëruar dy zëvendësministra të rinj të Arsimit Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino.
Vendimi për emërimin e tyre është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, për shkak se vendet vakante ishin krijuar nga emërimi i Besa Shahinit si ministre dhe dorëheqja e Taulant Mukës, i cili zëvendësoi Ervin Demon.
Kështu dikasteri i Arsimit bëhet me 4 zëvendësministra, pasi në detyrë përveç dy të emëruarve të sotëm janë dhe Shpati Kolgega dhe Kostandin Shkurti.
Haxhiu është e njohur për karrierën e saj në median vizive, si moderatore e disa emisioneve, ndërsa më pas ka drejtuar dhe disa organizata jofitimprurëse.
Po ashtu ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjitshme të Shërbimit Kombëtar Rinisë.
Ndërkohë që Shtino ka profil juridik, ndërsa dhe më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Arsimit, gjatë kohës kur drejtonte Nikolla. Nuk dihet arsyeja e largimit të tij të përkohshëm.
(E.K/FAXWEB.AL)