Një qytetar nga Kavaja ka denoncuar tjetërsimin e pronave të cilat u janë kaluar njerëzve të afërm me ish-kryebashkiakun Elvis Roshi dhe kjo është bërë pa dijeninë e pronarëve të vërtetë.
Një qytetar e denoncon rastin tek ish-kryeministri Sali Berisha ku thotë se ndaj punonjësve të hipotekës është bërë presion për tjetërsimin e pronave të cilët për këtë arsye rrezikojnë edhe dënimin me burg.
Sipas tij janë zhdukur letra të ministrisë së Brendshme për një kartelë të një shtetasi nga Arabia Saudite në zonën kadastrale me nr 8551 me siperfaqe 25 000 m2.
“Me urdhër të Elvis Rroshit dhe mbikqyrje të ish drejtoresheës Matilda Peza u zhdukën shkresat e ministrisë së Brendshme që urdhëronte ndalimin e ndryshimeve kadastrale të kësaj prone deri në një vendim të dytë. U falsifikua çdo gjë përfshirë edhe protokollin e çfarë kishte lidhje me pronën me ndihmën e një mjekrroshi që kishte dijeni. Për këtë që po them shënime ka marrë dhe KLSH por jo të gjithë informacionin e duhur ngaqë askujt nuk ia mban të flaës”, – shkruan ndër të tjera qytetari.
Sipas tij thuhet se Elvis Roshi ia ka blerë 1.5 milion euro arabit për të bërë stallë kuajsh.
Berisha shkruan në facebook se, parcela prej 25 000 m katrorë pronë e huaj është vjedhur nga Roshi, tokë e cila ka një pronar tjetër dhe rezulton e sekuestruar nga shteti.
Statusi i plotë i Berishës:
Superskandal!
Vidhet ne Kavaje nga kakistokrati Rroshi parcela prej 25 000 m katror toke prone e huaj e sekuestruar nga shteti.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha,
Ashtu sic mund ta keni ndjekur edhe ju kallzimin e publikuar nga KLSH para disa ditesh skandalet ne insitucionin tone ne Kavaje vazhdojne dhe thellohen cdo dite saqe presioni qe eshte bere ndaj punojsve ketu per te mos folur shume i larte ku tashme te gjithe ne qe punojme edhe ata qe kane punuar rrezikojne burg.
Nje precendete tjeter eshte vjedhja dhe zhdukja e letrave te ministrise se brendshme per nje kartele te bllokuar te nje islamiku nga Arabia Saudite ne zonen kadastrale me nr 8551 me siperfaqe 25 000 m2. ku me urdher te Elvis Rroshit dhe mbikqyrje te ish drejtoreshes Matilda Peza u zhduken shkresat e ministrise se brendshme qe urdheronte ndalimin e ndryshimeve kadastrale te kesaj prone deri ne nje vendim te dyte. U falsifikua cdo gje perfshi edhe protokollin e cfare kishte lidhje me pronen me ndihmen e nje mjekrroshi qe kishte dijeni. Per kete qe po them shenime ka marre dhe KLSH por jo te gjitha informacionin e duhur ngaqe askujt nuk ia mban te flase.
Thuhet qe Elvis Rroshi ja ka blere 1.5 miljon euro arabit per ta bere stalle kuajsh por nje Zot e di se cfare eshte falsifikuar per te vjedhur hapur ne mes te dites pronen e huaj dhe aq me shume te bllokuar nga shteti.
Prit se nuk keni pare gje akoma z. Berisha ne Kavaje eshte bere nami nga mafja Elvis e Gent Dajes. Sa e sa njerezve i jane vjedhur dhe tjetersuar pronat e ata ende nuk dine gje.
Te lutem publikoje por pa emer se keta te marrin ne qafe, rrahen ish ministrin e jo mua qe jam nje puntor i thjeshte hipoteke.
Faleminderit qe ekziston
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post