Është ekstraduar nga Italia një 62-vjeçar shqiptar i cili është dënuar në Shqipëri nga Gjykata e Elbasanit me 7 vite burg, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
I ekstraduari është 62-vjeçari me inicialet B.P, i cili në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan, shtetasi B.P, ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij.
Njoftimi i policisë
Interpol Tirana/Ekstradohet nga Italia një shtetas i dënuar me 7 vite burgim
Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit B.P, 62 vjeç, banues në Pontinia/Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 23.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Elbasan, shtetasi B.P, ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
(B.B/ Faxweb.al)